Kosova
Clinton në Prishtinë, tregon si u falënderua nga një kamerier shqiptar në New York
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbajtur fjalimin e tij para të pranishmëve në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ai para të pranishmëve ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar Kosovën, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shtëpinë e Bardhë.
Clinton përmendi faktin që pasardhësi i tij në krye të SHBA-së, Xhorxh Bush, ishte ai që njohu pavarësinë e Kosovës, përkundër që ai vinte nga një parti tjetër, nga ish-presidenti Clinton.
“NATO funksionon më së miri në botë. Gjeneral Clarku ishte komandant, por ishin 90 shtete demokratike që e përkrahnin atë veprim, i cili shpresoj të mos përsëritet. SHBA-ja ka qenë pranë jush që 20 vjet, pavarësisht se cfarë partie politike ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Pasardhësi im, Xhorxh Bush, njohu shtetin e Kosovës. Ju keni arritje, natyrisht që keni punë për të bërë, por shikoni se në cfarë keni arritur”, ka thënë ish-presidenti Clinton.
Ish-presidenti i SHBA-së gjithashtu e ka rikujtuar momentin kur një kamerier nga Kosova që punonte në një restorant në New York i ishte përulur në gjunjë në shenjë falënderimi.
“Janë bërë 19 vjet që kam dalë nga Shtëpia e Bardhë. Një nga ngjarjet më të mrekullueshme që më ka ndodhur ndonjëherë ishte kur një kamerier kosovar më ishte përulur në gjunjë për ndihmën që i kisha dhënë Kosovës. Më pëlqen shumë Kosova, jam pro migrimit, por unë dua që qytetarët të qëndrojnë këtu, të ndërtojnë punë, biznese, për të zhvilluar të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Bill.
Presidenti Clinton gjithashtu ka thënë se i pëlqen shumë Kosova.
“Unë jam promigrimit, por unë dua që çdo qytetarët i vetëm duhet të qëndrojë këtu, për të ndërtuar biznese dhe për të zhvilluar të ardhmen. Çfarë të bëni në 10 vjetët e ardhshme. Ku dëshironi të arrijë vendi juaj. Kam marrë një kurajo të madhe që ju të luftoni për jetën dhe familjet tuaja. Kam marrë një kurajo tjetër që të dorëzoni armët dhe t’i krijoni lidhjet dhe të diskutoni për dallimet tuaja dhe të mendoni për të ardhmen”, ka shtuar Clinton.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











