Shqipëria
Clinton për herë të parë do të vizitojë Shqipërinë
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë më 3 dhe 4 korrik 2023
Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, viziton nesër Shqipërinë në një qëndrim 24 orësh në Shqipëri, teksa zbardhen disa nga pikat e axhendës së vizitës zyrtare.
Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19.05, Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Clinton-in të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42-të të SHBA-së, Bill Clinton, me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv












