Lajme
Çmime sipas qejfit
Naftëtarët në Kosovë po i rrisin çmimet e derivateve kur po u teket dhe sipas dëshirës. Së fundi, një litër naftë ka shkuar deri në 1.18 euro, kurse benzina nga 1.15 deri 1.17 euro.
Këto janë çmimet me të larta viteve të fundit. Shoqata e Naftëtarëve arsyetohet se është rritur cilësia e naftës dhe janë ngritur çmimet në bursën ndërkombëtare.Me hesap të naftëtarëve, kosovarët duhet të fillojnë ta praktikojnë ecjen në këmbë më shumë. Kështu, sepse çmimet e derivateve kanë hipur aq lart, sa nuk mbahet mend të ketë ndodhur viteve të fundit.
Tani për tani, çmimi i naftës me pakicë nëpër pika të shitjes ka shkuar deri në 1.18 euro, derisa benzina kushton nga 1.15 deri 1.17 euro. Por, vetëm pak ditë me parë ishte krejt ndryshe. Një litër naftë ishte 1.15 euro, derisa pak a shumë njëjtë ishte edhe benzina.Por, nëse flasim për disa muaj më herët, dallimi është tepër i madh. Në korrik të vitit të kaluar, një litër naftë sillej nga 1.02-1.07 euro, kurse benzina 1.04-1.08 euro.Zyrtarët e kompanive të naftës nuk kanë pranuar të flasin për ndryshimet e fundit të çmimeve.
Ata veç pranojnë se janë të larta dhe se janë normale, pas ngritjes se çmimeve në tregjet e huaja.Ndërkaq, Shoqata e Naftëtarëve i ka konfirmuar këto çmime dhe ka arsyetuar se të njëjtat janë rritur për shkak të rritjes se cilësisë se naftës dhe rritjes se çmimeve në bursën ndërkombëtare. Kreu i kësaj shoqate, Nazmi Bytyqi, ka sqaruar se rritja ka ardhur pas forcimit të dollarit dhe më pas ngritjes së çmimeve.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












