Lajme
Çmimet e larta të fluturimeve në aeroportet e Zvicrës
Nuk ka ulje të çmimeve në aeroportet e Zvicrës
Pa dyshim se në dy muajt e fundit inflacioni në Zvicër është stabilizuar, përcjell albinfo.ch.
Trendi i inflacionit po ngadalësohet, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Statistikat tregojnë se në përgjithësi, çmimet e konsumit kishin mbetur të qëndrueshme në muajin prill krahasuar me muajin mars.
Ndërsa disa çmime, si ato për transportin ajror dhe veshjet, janë ende të larta.
Nuk është e pazakontë që çmimet e biletave të avionit të rriten pak para kohës së udhëtimit me volum të lartë si pushimet verore.
Megjithatë, këtë vit, ka një rritje të kostove të karburantit, biletat e kompanisë ajrore do të jenë më të shtrenjta edhe gjatë periudhave të ulëta të udhëtimit, siç jemi tash në pranverë, apo edhe në vjeshtë.
Nga ana tjetër, shembull, kostoja e ushqimit dhe pijeve joalkoolike, karburantit dhe benzinës “vazhdoi të bjerë” nga muaji i kaluar, edhe në muajin që jemi, tha FSO.
Norma e inflacionit të Zvicrës u zbut në 2.6 për qind në prill, nga 2.9 për qind në mars.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud








