CH-Ballkani
Çmimet e restoranteve: Zvicra më e shtrenjta, Kosova më e lira
Duhet ta pyesni veten mirë nëse do të drekoni në një restorant në Zvicër apo në Islandë
Shqipëria renditet ndër vendet më të lira të Evropës për sa i përket çmimeve të lira në restorante.
Sipas portalit më të madh mbi kostot dhe cilësinë e jetës, Numbeo, Shqipëria renditet e pesta në Evropë si më e lira, duke përmirësuar kështu renditjen në raport me një vit më parë. Megjithatë, duhet nënvizuar se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit është më e lirë, transmeton Monitor.
Një drekë për dy persona me tre pjata kushton mesatarisht 2500 lekë (20 euro). Kosova vijon të mbetet më e lira në Evropë për të konsumuar një vakt në një restorant mesatar, ku sipas Numebo.com, fatura për dy persona vjen mesatarisht 1850 lekë (15 euro), përcjell albinfo.ch.
Çmimet vazhdojnë të jenë më të lira edhe në vende të tjera të rajonit. Kështu në Maqedoninë e Veriut një drekë për dy persona kushton mesatarisht 1971 lekë (16 euro), ndërsa në Serbi një drekë për dy persona shkon diku me pak se 2500 lekë (20 euro), me një diferencë të vogël me Shqipërinë.
Edhe Ukraina renditet në listën e pesë vendeve më të lira të Evropës, ku sipas të dhënave të raportuara nga individët në Numbeo, fatura për një vakt në restorant është 2230 lekë (18 euro).
Bosnja dhe Mali i Zi janë më të shtrenjtat e rajonit. Bosnja ka një diferencë të ngushtë me Shqipërinë, ku një drekë atje kushton mesatarisht 2527 lekë (20.7 euro). Ndërsa Mali i Zi, i 12-ti në renditje, vlerësohet të jetë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor, ku fatura shkon mesatarisht 3000 lekë (25 euro), duke kaluar kështu edhe vende anëtarë të BE-së si Çekia apo Bullgaria.
Ku kushton më shtrenjtë
Duhet ta pyesni veten mirë nëse do të drekoni në një restorant në Zvicër apo në Islandë.
Zvicra është vendi më i shtrenjtë i Evropës ku sipas Numbeo një drekë atje kushton mesatarisht 11,188 lekë, ndjekur nga Islanda me 11,159 lekë (91 euro).
Vendet nordike gjithashtu janë ndër më të shtrenjtat në Evropë.
Ata që do të udhëtojnë drejt vendeve si Italia apo Greqia, duhet të dinë se një drekë në restorant për dy persona kushton përkatësisht 6150 lekë (50 euro) dhe 4180 lekë (35 euro).
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













