Jeta në Zvicër
Çmimet e shtëpive në Zvicër do të bien në vitin 2018
Një apartament në Zvicër kushton 6,900 franga për metër katror në dhjetor, nga 7,350 franga në korrik
Çmimet e shtëpive dhe apartamenteve në Zvicër vazhdojnë të bien. Gjatë vitit të kaluar, kostoja e apartamenteve rezidenciale ra me 4 për qind, sipas indeksit të ofertave për pasuri të patundshme zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kostoja e shtëpive për familje gjithashtu ka rënë, por me 0.8 përqind, shkruan “The Local”.
Çmimet e pronës arritën nivelin më të ulët në dhjetor, tregon indeksi.
Një apartament në Zvicër kushton 6,900 franga për metër katror në dhjetor, nga 7,350 franga në korrik.
Sipas Martin Waeber, drejtor i kompanisë “ImmoScout24” të pasurive të paluajtshme që përpilon indeksin, çmimet në rënie shpjegohen pjesërisht nga normat e ulëta të interesit dhe një nivel të lartë të pronave të lira.
Waeber tha se këta faktorë do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në muajt e parë të vitit 2018, transmeton albinfo.ch.
Çmimet e pronës me qira gjithashtu ranë në vitin 2017, sipas indeksit.
Por, zhvillimet e çmimeve në tregun e qirasë, ndryshuan shumë në varësi të rajonit, tregon indeksi.
Në rajonin e Liqenit të Gjenevës çmimet u rritën me 1 për qind dhe në Cyrih ato u rritën me 0.4 për qind gjatë vitit.
Në Zvicrën Qendrore çmimet e qirasë ranë me një mesatare mbi 1.6 për qind, dhe në Ticino ka pasur rënie prej 2.8 për qind.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











