Kosova
Çmimet për dokumentarët në “DokuFest”
Dokumentari “Drifting” i regjisores turke Sommur Vardar fitoi çmimin kryesor të “DokuFest”.
Dokumentari trajton të drejtat e punëtorëve të ndërtimit, jetën e tyre dhe kushtet e punës.
Fituesi i sivjetmë në kategorinë kryesore “Balkan Dox” fokusohet në punën e një grupi punëtorësh turq e kurdë. Regjisorja kap momentet kur Sindikata e Punëtorëve të Ndërtimit në Turqi organizon një protestë, ku ata kërkojnë të drejtat e tyre, shkruan koha.net.
“Faleminderit shumë. Ka qenë javë e mrekullueshme këtu, ishte ngjarje e mrekullueshme. Ky film i dedikohet transformimit të jetës së punëtorëve të ndërtimit”, ka thënë regjisorja Somnur Vardar, pasi ka pranuar Çmimin, përcjell albinfo.ch.
Atë e ka ndarë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili është shprehur falënderues për organizatorët e vullnetarët e Festivalit, duke thënë se e kanë bërë Prizrenin e Kosovën qendër të kinematografisë.
“Me të vërtetë kënaqësi dhe privilegj të jemi këtu. Nëse duhet shembull konkret se çfarë duket një storie suksesi, është ‘DokuFesti’. Jam shumë i sigurt se do të vazhdojë të na bëjë edhe më krenarë, e të jetë edhe më i suksesshëm”, ka thënë Totaj të shtunën mbrëma kur edhe janë ndarë çmimet në ceremoninë përmbyllëse të festivalit.
Çmimin për Filmin më të mirë në “International Feature Dox” e ka fituar filmi “Hypermoon” i regjisores libano-amerikane, Jude Chehab. Filmi gjurmon një udhëtim që kapet për jetën dhe vdekjen nëpërmjet rezistencës dhe dashurisë.
“Është aq nder ta pranojmë këtë çmim. Dhjetë vjet më parë, vizitova ‘DokuFestin’ dhe gjithashtu pranova këtë Çmim. Është festivali që do të më mbesë gjatë në mendje, e mbaj thellë në zemër këtë kujtim dhe me shumë dëshirë e pranoj Çmimin dhjetë vjet pas filmit të parë të vlerësuar në këtë Festival”, ka thënë regjisorja Chehab, përcjell albinfo.ch.
Çmimi për Filmin më të Mirë në kategorinë “International Short Dox” është ndarë për filmin “Pacific Club” të regjisorit francez Valentin Noujaïm.
Në kategorinë “Best International Short Film” fitues është zgjedhur filmi “Neighbour Abdi” i regjisorit Douëe Dijkstra që ka në qendër të rrëfimit një projektues mobiliesh dhe punëtorin e krahut, Abdi. Aty shfaqet jeta e tij e shënuar nga lufta dhe kriminaliteti, me ndihmën e fqinjit të tij dhe regjisorit Douëe.
Prej edicionit të kaluar ,‘DokuFest” e ka të drejtën e nominimit të një filmi të shkurtër si kandidat për “Best European Short” të Akademisë Evropiane të Filmit. Për sivjet, është zgjedhur filmi “Daydreaming So Vividly About our Spanish Holidays” i spanjollit Christian Avilés, shkruan koha.net.
Filmi më i mirë në kategorinë e filmave vendorë “National” është zgjedhur “Prishtinë, 2002” i Trëndelinë Halilit që pikërisht në këtë Festival ishte dhënë premierë kombëtare.
Çmimi për filmin më të mirë në kategorinë “Human Rights Dox” i është ndarë “A Golden Life” i regjisorit Boubacar Sangare.
Fitues në kategorinë “Green Dox” është zgjedhur filmi “Last Things” i regjisores Deborah Statman.
“Total Trust” i regjisores kineze Jialing Zhang, ka fituar Çmimin e filmit më të mirë në kategorinë “Truth Dox”, përcjell albinfo.ch.
Është tradicionale përkrahja e filmbërësve të rinj nga “DokuFest”. Fitues të sivjetmë të “Neë Ëave of Kosovo Filmmmakers”, janë zgjedhur projektet “17:00” të Flaka Kokollit dhe “Ill-endoëed” i Aurela Berilas. Sivjet Çmimi i Distribuimit është ndarë filmi “Hana e Re” të Jehona Berishës. Në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, “DokuFest” ka themeluar çmimin vjetor “Talent Dox Aëard”, që është ndarë për filmin “The Future is Better Comrade” nën regji të Blerta Hazirajt, shkruan koha.net.
Ceremonia hapëse e ajo e mbylljes së edicionit të 22-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” mund të merren praktikisht si shembuj në zbërthimin e temën së sivjetme. “I AM” (UNË JAM) vinte si pohim për ekzistencën dhe dobinë e fenomenit teknologjik.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












