Lajme
Çmimi i gazit natyror në Evropë ka rënë
Raportohet se çmimi i gazit standard në Dutch TTF ra në 48.775 euro për litër. Ky nivel i çmimit për herë të fundit kishte qenë në gusht të vitit 2021, që i bie se është pothuajse shtatë herë më i ulët sesa çmimet e larta për gaz që ishin pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
“Çmimet e gazit evropian kanë rënë për 50 për qind që nga nëntori i vitit të kaluar falë motit të nxehtë… konkurrencës me Kinën kur në këtë shtet ishte ende në fuqi strategjia Zero-Covid”, tha analisti nga UniCredit, Edoardo Campenella.
Kina hoqi kufizimet ndaj pandemisë së koronavirusit në dhjetorin e vitit të kaluar, por ky shtet ende nuk ka rritur kërkesat e saj për gaz.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, shtetet perëndimore janë detyruar të furnizohen me gaz nga shtete të tjera, jo nga Rusia, që është një prodhuese e madhe e këtij produkti.
Që atëherë, Norvegjia është bërë furnizuesja kryesore e Evropës me gaz.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar trazira në ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe inflacionin.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë












