Lajme
Çmimi i naftës rritet sërish për shkak të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit
Tregjet aziatike të naftës janë përballur me një tjetër valë rritjeje të çmimeve si pasojë e përshkallëzimit të përplasjeve mes Izraelit dhe Iranit. Ky zhvillim vjen në një klimë të tensionuar gjeopolitike, ku pasiguria ka ndikuar drejtpërdrejt në bursat ndërkombëtare.
Sipas agjencisë ANSA, çmimi i naftës së lehtë është rritur me 1.07%, duke arritur në 72.54 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent ka pësuar një rritje prej 0.87%, duke u tregtuar me 73.87 dollarë për fuçi, transmeton albinfo.ch.
Edhe tregjet e mëngjesit kanë reflektuar këtë prirje: WTI për dërgesat në korrik ka arritur në 72.40 dollarë për fuçi, ndërsa Brent për gushtin është tregtuar me 73.91 dollarë për fuçi të dyja me rritje të lehta por të qëndrueshme.
Ekspertët vlerësojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ndikojë drejtpërdrejt jo vetëm në tregjet ndërkombëtare të energjisë, por edhe në ekonomitë e vendeve që varen nga importet e naftës.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime











