Kosova
Çmimi i vezëve në Kosovë me rekord të pasluftës
Sipas të dhënave zyrtare, asnjëherë në vitet e pasluftës çmimi nuk ka qenë 6.39 euro për një komplet prej 30 kokrrash vezë
Çmimi i vezëve në Kosovë ka tejkaluar të gjitha rekordet e larta të deritanishme.
Sipas të dhënave zyrtare, asnjëherë në vitet e pasluftës çmimi nuk ka qenë 6.39 euro për një komplet prej 30 kokrrash vezë.
Një shtrenjtim i madh është vënë re në dhjetorin e 2022 dhe janarin e 2023, por, megjithatë, nuk ka tejkaluar 5 euro për një komplet vezësh.
Ndërsa këto ditë, në raftet e disa marketeve dhe supermarketeve, konsumatori mund ta gjejë çmimin e produktit më shumë se 6 euro.
Ndërkohë, në dyqanet e prodhuesit dhe tregtarit më të njohur të prodhimeve të shpendëve “Konsoni”, vlera e vezëve papritmas shkoi nga 4,50 euro kompleti në 5 euro, një rritje mbi 10 për qind, transmeton albinfo.ch.
Për rritjen ekstreme të këtyre ditëve të çmimit të vezëve nuk ka asnjë shpjegim zyrtar dhe as nga prodhuesit. Shitësit justifikohen duke u shprehur se ‘çmimin nuk e përcaktojnë ata, pasi vetëm tregtojnë produktin’. Sipas ekspertëve të sektorit, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme të pularive për të plotësuar nevojat e banorëve të vendit me vezë.
Nga ana tjetër, nuk ka ndonjë ngritje çmimi të materialit riprodhues, as të misrit apo të produkteve të tjera të nevojshme për ushqimin e shpendëve.
Vrojtues të tregut kanë shpjeguar se shumë prodhues të vezëve në Kosovë po i eksportojnë vezët në Shqipëri, për shkak të ofertës së lartë dhe çmimeve të leverdishme. Ata ngulin këmbë se ky është një nga faktorët që ka ndikuar në shtrenjtimin e produktit në Kosovë.
Në përgjithësi, ngritja e çmimeve edhe këtë vit ka vazhduar hovshëm, sidomos produktet ushqimore, duke tejkaluar mesataren e viteve të fundit. Sipas të dhënave, deri në nëntor të këtij viti, grupi i produkteve ushqimore zë vendin kryesor të shpenzimeve në familjet kosovare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













