Shkurt.ch
“Çmimi negativ” për dëbimin e kosovarit të integruar
I riu nga Kosova që ishte dëbuar në Serbi kishte 21 vjet qëndrim në Gjermani, ishte me status të rregullt dhe i integruar më së miri
Këshilli për refugjatë i republikës së Thuringenit (Gjermani) i ka ndarë sot “çmimin negativ” për dështimin e vitit gjykatës administrative të qytetit Gera të kësaj republike.
Kjo gjykatë e ka merituar këtë çmim për gabimin absurd që ka bërë, duke e dëbuar nga Gjermania në Serbi një kosovar. Absurdi qëndron në faktin se i riu nga Kosova kishte 21 vjet qëndrim në Gjermani, ishte me status të rregullt dhe i integruar më së miri.
As autoritetet për të huaj dhe as gjyqtarët administrativë nuk kishin marrë parasysh me këtë rast mungesën e perspektivës dhe të lidhjeve shoqërore të të riut me Serbinë, ku e kishin dëbuar. Veç kësaj, kosovarit nuk i kishte ndihmuar as njohja e statusit si rast i rëndë humanitare, i bërë nga shteti gjerman, shkruan gazeta “Thüringer Allgemeine”.
Këshilli për refugjatë me këtë rast ka ndarë edhe një çmim pozitiv. Ai i ka takuar organizatës së refugjatëve “The Voice Refugee Forum” nga Jena. Ky forum angazhohet prej disa vitesh për të drejtat e refugjatëve dhe lufton kundër përjashtimit që u bëhet atyre nga shoqëria pritëse.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













