Kosova
“Çmimi për Demokraci” sivjet shkon për Murat Mehmetin dhe portalin Insajderi
Çmimi për Demokraci jepet në kuadër të projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike” (DSP), për individë apo organizata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e demokracisë në Kosovë
Njeriu që kishte denoncuar në opinion një skemë mashtrimesh në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe një portal kosovar që ka publikuar dhjetëra shkrime kundër korrupsionit nga zyrtarët shtetërorë, janë nderuar sot me Çmimin për Demokraci për vitin 2017. Ky çmim që shkon për Murat Mehmetin dhe gazetën Insajderi, janë ndarë nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Çmimi për Demokraci jepet në kuadër të projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike” (DSP), për individë apo organizata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e demokracisë në Kosovë.
Çmimi i këtij viti iu nda sinjalizuesit të ATK-së, z. Murat Mehmeti, dhe përfaqësuesve të Insajderit, z. Vehbi Kajtazi dhe z. Parim Olluri, pas një gare të hapur njëvjeçare dhe shqyrtimit të 12 nominimeve të paraqitura.
Patrick Etienne është drejtor i Zyrës Zvicerane për Kosovën.
Ai vlerësoi guximin dhe përkushtimin e fituesve të Çmimit për Demokraci 2017, duke theksuar nevojën për një shoqëri civile më aktive, e cila e shtyn qeverinë për më shumë transparencë dhe llogaridhënie.
“Jam optimist për Kosovën kur shoh që ka aktorë të zgjuar, të përkushtuar dhe të guximshëm, të cilët janë të vetëdijshëm se të qenurit indiferentë kur dëmtohet interesi publik nuk ofron zgjidhje për vendin”, tha Etienne.
Drejtorja Ekzekutive e KCSF-së, Venera Hajrullahu, tha se çmimi vë në dukje punën, guximin dhe vetëmohimin e qytetarëve të Kosovës për demokratizimin e vendit.
“Ky çmim është përfaqësues i vlerave tona, dhe shpresojmë që përfaqëson edhe vlerat e çdo qytetari që ka në zemër shndërrimin e Kosovës në një demokraci përfaqësuese dhe shtet funksional”, theksoi Hajrullahu.
Murat Mehmeti, i cili zbuloi dhe denoncoi një skemë të madhe mashtrimi dhe evazioni fiskal në administratën tatimore, tha ndërkaq se përpjekjet e tij në ekspozimin e kësaj keqbërjeje nuk ishin një përpjekje e izoluar.
“Dalja ime para publikut dhe denoncimi që vijoi, nuk ka qenë hidhërim i imi i çastit, por akumulim shumëvjeçar i pakënaqësisë sime dhe shumë të tjerëve, të cilët përballen me padrejtësi që u bëhen vetëm sepse mundohen të bëjnë punën e tyre sipas ligjit”, theksoi Mehmeti.
Kurse Parim Olluri, drejtor ekzekutiv i Insajderit, tha se ende pa i mbushur dy vite, kjo media është shndërruar në armikun e pushtetarëve të korruptuar, të cilët u munduan t’i korruptonin drejtuesit e gazetës online.
“Nuk mundën dhe ne vazhduam me hulumtimet tona. Synuan të na frikësojnë edhe përmes sulmeve fizike ndaj meje dhe kolegut tim, por nuk arritën të na frikësonin. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë”, tha Olluri.
Kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi, tha se kur filluan këtë projekt, kanë pasur tre qëllime, ndërtimin e një mediumi kredibil, të paanshëm dhe profesional, mposhtjen e frikës dhe kontributin në të mirën e përbashkët. “Dy qëllimet e para mendoj se i kemi arritur tashmë. Qëllimi i tretë po konfirmohet sonte me nderimin që po na bëhet me Çmimin për Demokraci”, tha z. Kajtazi.
Fituesit e çmimit të këtij viti u bashkohen individëve dhe organizatave që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e demokracisë në Kosovë, përfshi Fondacionin Lumbardhi, i cili u vlerësua me Çmimin për Demokraci 2016 për nismën e suksesshme të mbrojtjes së Kinemasë Lumbardhi në Prizren.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











