Lajme
Çokollata franceze me spec të djegës fiton popullaritet (FOTO)
Çokollata “Bille en tete” vjen e kombinuar me fruta dhe e aromatizuar me Carolina Reaper, specin më të djegës në botë. Është e vështirë të gjesh diçka të vjetër në panairin vjetor të çokollatës në Paris, pasi pastiçieri francez, Damien Vidal, gjen gjithnjë një mënyrë të surprizojë publikun. Ëmbëlsira e radhës këtë herë mund të cilësohet si mjaft e veçantë. Përveç përbërësve tradicionalë, si mjedra, Cassis, një liker i ëmbël dhe frutat e pasionit, çokollatat e tij në formë mermeri “Bille en tete”, emri i së cilës vjen nga një lojë franceze, janë të aromatizuara me Carolina Reaper, spec i djegës, më i nxehti në botë, sipas rekordeve botërore Guinness, përcjell albinfo.ch.
Dy turistë japonezë dhe vizitorë të tjerë në panairin e çokollatës provuan topthat prej çokollate që, edhe pse ishin shumë djegëse, nuk i refuzuan. Sipas tyre, kjo ishte ëmbëlsira më e mirë që kishin provuar ndonjëherë.
“Edhe e ëmbël, edhe pikante. Brenda nuk është shumë djegëse, por shijen e ka fantastike. Ky kombinim me çokollatën është shumë i mirë”.
Vidal, një pastiçer i vlerësuar me çmime, i cili ka punuar në restorantet kryesore pariziane dhe ishte i ftuar si “talent i ri” në panairin e çokollatës në Paris, dhe u shpreh se kombinimi i këtyre të dyjave mes të ëmblës dhe pikantes ishte pikërisht ajo që ai kërkonte. “Unë isha duke kërkuar për një shije të veçantë dhe mendova pse të mos përdorja specin e djegës më të fuqishëm në botë. Kështu që së bashku me ndihmësin tim, vendosëm ta bëjmë atë dhe na është dashur të kalojmë nëpër disa receta, disa përpjekje dhe teste për të”. Familjet franceze hanë mesatarisht 13.2 kilogramë çokollatë në vit, ndërsa Franca eksporton 243.793 ton çokollatë çdo vit, tregojnë të dhënat e Panairit të Çokollatës në Paris.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











