Shkurt.ch
COOP: Detergjenti i enëve, i rrezikshëm për fëmijët
Kompania me furnizim të gjerë ka ofruar mostra të produktit në disa supermarkete dhe paralajmëron në përmbajtjen e rrezikshme.
Të mërkurën Coop ka shpërndarë një produkt për larjen e enëve si një dhuratë reklamimi, në 22 nga supermarketet e saj. Gjigandi pakicë paralajmëroi megjithatë se ky produkt, i paketuar në shishe 2.4 decilitrash, nuk duhet të bie në duart e fëmijëve, informon Albinfo.ch.
Ky detergjent i llojit Oecoplan është i përzier me një substancë të hidhur dhe një paralajmërim është i shtypur në shishe, ka precizuar Coop në një deklaratë të lëshuar në mbrëmje, informon Albinfo.ch. Kompania tashmë i ka dhënë fund këtij promovimi.
Distributori paralajmëron se ekziston rreziku për shëndetin nëse shishja bie në duart e fëmijëve dhe nëse përmbajtja e saj është e konsumuar. Në një rast të tillë, prindërit duhet të ndjekin udhëzimet e Tox Info Suisse.
Shishet janë shpërndarë pothuajse në gjithë Zvicrën, veçanërisht në Zvicrën Perëndimore, në supermarketet në Crissier (VD), Fribourg, Gjenevë, La Chaux-de-Fonds (NE), Sion dhe Thônex (GE).
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












