Lajme
Covid 19 në Zvicër: Bie në 9 numri i të infektuarve brenda një dite
Është hera e parë që kemi një numër njëshifror, gjegjësisht për herë të parë numri i të infektuarve brenda 24 orëve ka rënë nën 10
Zyra Federale e Shëndetit Pubik (BAG) ka raportuar për nëntë raste të reja të infeksimit me koronavirus brenda një dite, shkruan sda.ch Është hera e parë që kemi një numër njëshifror, gjegjësisht për herë të parë numri i të infektuarve brenda 24 orëve ka rënë nën 10.
Deri tani në Zvicër dhe Lihtenshtajn ka 30.871 raste të konfirmuara infeksioni ndërsasipas BAG, numri i vdekjeve mbetet në 1657 persona, pasi që dy ditëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast vdekjeje
Të dielën dhe të shtunën ishin raportuar nga 17 infeksione të reja ndërsa të premten, 32 sosh.
Por, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, numri i vdekjeve të deritashme nga Covid 19 ishte 1920, i njëjtë me një ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i riaktualizon atp dy herë në ditë.
Numri i BAG (1670) korrespondon me 19 vdekje për 100,000 banorë.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, agjent shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 397.691. Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv, ndërsa janë regjistruar 360 infeksione në 100,000 banorë.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












