Lajme
Covid: Omicron tani dominon në Zvicër
Varianti Omicron u raportua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor 2021
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës (FOPH), varianti Omicron i virusit SARS-CoV-2 tani është mbizotërues në Zvicër.
Më 30 dhjetor 2021, FOPH njoftoi se 65% e rasteve me Covid-19 ishin Omicron dhe vetëm 35% ishin Delta, shkruajnw mediat zvicerane, pwrcjell albinfo.ch.
Varianti i fundit u zbulua për herë të parë në Zvicër më 19 nëntor 2021 dhe u rrit nga 14% në 65% të rasteve gjatë periudhës 5-ditore nga 14 deri më 18 dhjetor 2021.
Duke pasur parasysh ngjitshmërinë më të lartë të variantit Omicron, numri i rasteve të regjistruara është rritur gjithashtu.
Më 30 dhjetor 2021, u raportuan 19,032 raste të reja, një rekord i lartë. Duke pasur parasysh se sa lehtë përhap Omicron kjo shifër ka të ngjarë të nënvlerësojë numrin real.
Dëshmitë nga e gjithë bota sugjerojnë se ata të infektuar me variantin Omicron kanë më pak gjasa të përfundojnë në spital sesa ata të infektuar me variantet e mëparshme. Në Zvicër, numri i të shtruarve në spital dhe i vdekjeve mbetet relativisht i qëndrueshëm. Rreth 80 persona pranohen në spital çdo ditë dhe vdekjet ditore nga Covid-19 janë rreth 10. Të dyja shifrat janë nën majat e fundit. Megjithatë, disa ekspertë janë të shqetësuar se edhe një përqindje e vogël e numrit në rritje të rasteve mund të pushtojë spitalet e Zvicrës. Përqindja e shtretërve të kujdesit intensiv në dispozicion në Zvicër është rreth 20%, një shifër që ka mbetur relativisht e qëndrueshme që nga fundi i nëntorit 2021.
Në Afrikën e Jugut, një deklaratë e kabinetit të lëshuar pas një takimi të posaçëm tha se rastet dhe normat e pranimeve në spital kishin rënë pothuajse në të gjitha provincat, duke sugjeruar se vala e fundit e Omicron atje mund të ulet. Varianti Omicron u raportua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor 2021.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













