Jeta në Zvicër
«Credit Suisse», kampanjë masive kundër evazionit fiskal
“Credit Suisse”, njëra nga bankat më të mëdha zvicerane ka filluar me një kampanjë në gazeta evropiane sot dhe gjatë fundjavës, duke proklamuar zero tolerancë për evazionin fiskal, pasi klientët e saj dhe zyrtarët e lartë janë bërë objekt i një hetimi ndërkombëtar për mashtrim tatimor.
Sot, institucionin kreditor nga Zvicra kishte bllokuar dy faqe në gazetën “Le Figaro”, në formë të një letre të hapur për klientët dhe publikun.
Politika e “Credit Suisse” është e ashpër për tolerancë zero dhe dëshiron të punojë me klientët të cilët kanë paguar taksat dhe të deklarojnë pasuritë e tyre, thuhet në tekstin promocional.
Autoritetet në Evropë dhe Australi raportuan të premten një hetim të madh të koordinuar për mashtrim fiskal dhe pastrimit të parave, dhe se ka qindra të dyshuar në pesë vende.
Kreu i departamentit të menaxhimit të fondeve ndërkombëtare “Credit Suisse”, Iqbal Khan tha për “Bloomberg” këtë fundjavë, se ai e kuptoi se hetimi është adresuar vetëm për klientë.
Khan tha gjithashtu se ishte i habitur me hetimet në kohën kur “Credit Suisse”, është përcaktuar për qëndrimin parandalues kundër evazionit fiskal në Evropë.
Gjermania dhe Franca janë pjesë e hetimit, si dhe Britania e Madhe, Australia dhe Holanda.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













