Futboll
Cristiano Ronaldo fiton çmimin “Marca Legend”
Ylli portugez Cristiano Ronaldo është shpërblyer nga e përditshmja “Marca” për karrierën e tij të suksesshme si futbollist profesionist, transmeton ATSH.
Futbollisti 34-vjeçar ka fituar çmimin prestigjioz “Marca Legend” (Legjenda e Marca-s) për herë të parë në karrierën e tij, duke shtuar edhe një çmim në koleksionin e tij të trofeve.
“Ky trofe do të vendoset në një vend shumë të bukur në muzeun tim i cili ndodhet në ishullin Madeira. Madridi është i veçantë. Udhëtoj shumë por ka shumë pak qytete si Madridi. Pjesa më e madhe e këtij çmimi vjen për shkak të asaj që kam bërë në Madrid”, tha Ronaldo.
“Është një trofe spanjoll dhe jam shumë i nderuar që e fitoj. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan ta arrijë atë. Është çështje krenarie për mua dhe shpresoj të kthehem në Madrid së shpejti”, shtoi ai.
Marca ka ndarë këto çmime për figurat e suksesshme të sportit që nga viti 1997.
Ronaldo gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit gjithashtu u takua edhe me kryetarin e Real Madridit, Florentino Perez, ndërkohë që fansat brohorisnin “nënshkruaje” duke bërë thirrje që ai të rikthehet tek klubi madrilen.
Sportistët e shquar që fituan këtë çmim në të kaluarën përfshijnë tenistët Rafa Nadal dhe Roger Federer, basketbollistët Michael Jordan dhe Pau Gasol, notuesin Michael Phelps, garuesin me motor Marc Marquez, çiklistin Miguel Indurain, atletin Usain Bolt etj.
Legjenda të futbollit si Lionel Messi, Raul Gonzalez, Diego Maradona, Pele dhe Paolo Maldini gjithashtu janë fitues të këtij trofeu.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












