Shkurt.ch
CVP kundër iniciativës që kufizon mbajtjen e armëve
Me 149 kundër, ndaj 110 votave pro, delegatët e CVP-së kanë mbivotuar gratë nga kjo parti, të cilat, me shumicë kanë votuar në favor të saj
Partia CVP (kristiane popullore), me shumicë votash ka dalë kundër Iniciativës për „Mbrojtje nga dhuna e armëve” që do të hidhet në referendumin nacional më 13 shkurt. Këtë vendim CVP e ka marrë në kuvendin e saj të mbajtur sot në Pratteln (BL).
Duke vendosur kundër iniciativës, me 149 ndaj 110 votave pro, delegatët e CVP-së kanë mbivotuar gratë nga kjo parti, të cilat, me shumicë kanë votuar në favor të saj, shkruan në portalin drs.ch.
Në këtë kuvend delegatët kanë votuar, me një diferencë shumë të ngushtë, po ashtu edhe për zvogëlimin e ushtrisë zvicerane në një trupë prej 80 mijë ushtarësh. CVP është deklaruar edhe për të mbështetur materialisht personat që përkujdesen për familjarët në nevojë. Një person i tillë, sipas kësaj partie do të shpërblehej me 50 franga në ditë.
Partia ka marrë qëndrim po ashtu për caktimin e vlerave më të ulëta të CO2 për automjetet e reja.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












