Lajme
Cyrih: Nëna vret binjaket 4 vjeçare dhe veten
Punëtorët e alarmuar të shpëtimit kanë mundur të përcaktonin vetëm vdekjen e gjermanes 30-vjeçare dhe dy vajzave të saj 4-vjeçare
Të hënën në mëngjes, në një makinë të parkuar në Uitikon (ZH) janë gjetur tre trupa të pajetë.
Sipas Policisë së Kantonit të Cyrihut, të vdekurit janë një grua dhe dy fëmijët e saj, shkruan sda.ch.
Një kalimtar ka gjetur kufomat në orën 7:30 të mëngjesit në një pyll, transmeton albinfo.ch. Punëtorët e alarmuar të shpëtimit kanë mundur të përcaktonin vetëm vdekjen e gjermanes 30-vjeçare dhe dy vajzave të saj 4-vjeçare.
Sipas të dhënave të disponueshme, mund të supozohet se nëna, e cila jeton në Gjermani, ka hyrë në Zvicër me fëmijët e saj të dielën. Pastaj ajo ka vrarë binjaket e saj dhe veten atje, shkruan policia e kantonit.
Makina thuhet se është gjetur në një pyll afër kompleksit sportiv Allmend, ku është kufiri i qytetit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Rrethanat e sakta dhe motivi që kanë çuar në këtë akt janë ende duke u hetuar.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













