Shkurt.ch
Cyrih: Shtohet numri i gjermanëve, pakësohet ai i ballkanasave
Numri i shtetasve të ish RFJ në Cyrih është rrudhur për 1000 veta. Ata jetojnë në Cyrih, por në statistika figurojnë si shtetas zviceranë
Në qytetin Cyrihut, në fund të vitit 2010 kanë jetuar 385468 persona, ose 2562 më shumë se një vit më parë. Të huajt me numër më të madh në këtë qytet vazhdojnë të jenë gjermanët, gjithsej 29877 veta. Këta, me një rritje prej 1051 vetash në fakt edhe i kanë kontribuar më së shumti shtimit të numrit të banorëve të Cyrihut.
Ndërkaq ajo që bie në sy më shumë në shifrat më të reja që i ka prezantuar enti për statistika i Cyrihut është zvogëlimi i numrit të banorëve me prejardhje nga shtetet e ish RFJ-së (Kosova, Serbia, mali i i Zi etj.). Numri i tyre në qytetin e Cyrihut është rrudhur për 1000 persona. Shikuar statistikisht.
Por, realisht, ata të gjithë vazhdojnë të jetojnë në Cyrih, veçse në statistika figurojnë si shtetas zviceranë, shkruan 20 Minuten.ch. Ky është një tregues se shtetasit e vendeve të përmendura, për shkaqe praktike, lakmojnë më shumë shtetësinë zvicerane se sa ata të vendeve të BE-së.
“Vitin që shkoi rreth 1000 persona nga ish RFJ kanë marrë pasaportën zvicerane”, i ka deklaruar gazetës një përgjegjës nga Enti për statistikë. Ndërsa këtë pasaportë e kanë marrë edhe rreth 300 veta nga Sri Lanka , ka shtuar ai.
Me gjithë rritjen e vazhdueshme të qytetit të Cyrihut, ai duhet të presë shumë deri sa të shndërrohet në qytet milionësh. Po vazhdoi tempi aktual i rritjes, Cyrihut i duhen edhe plot 104 vite për të bërë 800 mijë banorë, kanë llogaritur statistikanët. — Në qytetin Cyrihut, në fund të vitit 2010 kanë jetuar 385468 persona, ose 2562 më shumë se një vit më parë. Të huajt me numër më të madh në këtë qytet vazhdojnë të jenë gjermanët, gjithsej 29877 veta. Këta, me një rritje prej 1051 vetash në fakt edhe i kanë kontribuar më së shumti shtimit të numrit të banorëve të Cyrihut. Ndërkaq ajo që bie në sy më shumë në shifrat më të reja që i ka prezantuar enti për statistika i Cyrihut është zvogëlimi i numrit të banorëve me prejardhje nga shtetet e ish RFJ-së (Kosova, Serbia, mali i i Zi etj.). Numri i tyre në qytetin e Cyrihut është rrudhur për 1000 persona. Shikuar statistikisht. Por, realisht, ata të gjithë vazhdojnë të jetojnë në Cyrih, veçse në statistika figurojnë si shtetas zviceranë, shkruan 20 Minuten.ch. Ky është një tregues se shtetasit e vendeve të përmendura, për shkaqe praktike, lakmojnë më shumë shtetësinë zvicerane se sa ata të vendeve të BE-së. “Vitin që shkoi rreth 1000 persona nga ish RFJ kanë marrë pasaportën zvicerane”, i ka deklaruar gazetës një përgjegjës nga Enti për statistikë. Ndërsa këtë pasaportë e kanë marrë edhe rreth 300 veta nga Sri Lanka , ka shtuar ai. Me gjithë rritjen e vazhdueshme të qytetit të Cyrihut, ai duhet të presë shumë deri sa të shndërrohet në qytet milionësh. Po vazhdoi tempi aktual i rritjes, Cyrihut i duhen edhe plot 104 vite për të bërë 800 mijë banorë, kanë llogaritur statistikanët.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave









