Lajme

Cyrihu do të pezullojë disa linja autobusësh dhe tramvaji nga janari

 

Për shkak të mungesave të lidhura me sëmundjet dhe mungesës së punëtorëve, disa linja tramvaji dhe autobusi do të funksionojnë me orar të reduktuar, njoftoi të martën Autoriteti i Transportit të Cyrihut (VBZ), përcjell albinfo.ch.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 9 janar 2023 dhe do të zgjasin deri në pranverë.

Ndër linjat e prekura do të jenë linjat e tramvajit 15 dhe 17, ku e para është pezulluar totalisht, ndërsa e dyta do të funksionojë vetëm deri në orën 20:30 nga e hëna në të shtunë dhe aspak të dielën.

Orari i reduktuar është planifikuar edhe për linjat e autobusëve 32, 40, 61, 62, 66 dhe 89.

“VBZ i vjen keq për këto rregullime në orar dhe po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të korrigjuar situatën”, tha kompania.