E-Diaspora

Cyrihu jetoi dy ditë nën ritmet e nxehta shqiptare

Mbi 20 mijë të rinj e të reja shqiptare kanë festuar këtë fundjavë nën qiellin e hapur në festivalin e parë shqiptar “Alba Festival” me protagoniste këngëtaren e njohur shqiptare, Rita Ora dhe shumë yje të tjerë të pop dhe rep muzikës shqiptare.

Performanca e Rita Orës, këngëtares së hareshme e gjithnjë të buzëqeshur, ka marrë kështu vëmendjen e të rinjve duke i elektrizuar ata në një atmosferë tejet festive që ka mbretëruar në Cyrih gjatë të shtunës dhe të dielës, deri në orët e vona të mesnatës.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami

Në mesin yjeve të këngës shqiptare që ka depërtuar edhe në shumë vende të tjera të botës, Dhurata Dora, me këngën “Zemër” ka elektrizuar rininë në festë e hare, por për të “çmendur” masën është kujdesur Elvana Gjata, e cila nuk u ka rezistuar dot emocioneve dhe ka plasur në vaj, e emocionuar prej brohoritjeve të pandalshme të masës, e cila e kërkonte prapë në skenë, duke iu drejtuar me lot në sy: “O zemrat e mia, unë jam rritë me ju dhe për ju do të këndoja deri në mëngjes, por janë rregullat që duhet respektuar”.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami

Me Ledri Vulën, e shumë të tjerë, të cilët me famën e tyre muzikore kanë bërë të vinin një lumë i madh njërëzish, kryesisht shqiptarë të Zvicrës, por edhe të tjerë nga vende të ndryshme të Europës dhe Amerikës, festivali qysh në start ka lënë mbresat më të mira te pjesëmarrësit dhe organizatorët, të cilët që tash kanë filluar të planifikojnë festivalin e vitit të ardhshëm, shkruan albinfo.ch, partner medial i festivalit..

© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami

Kushdo që ka qenë pjesë e këtij festivali, ka vënë re shpejt harmoninë mes të rinjve dhe prezencën e lartë të vajzave. Ndonëse nuk ka ndonjë statistikë që precizon këtë, mund të thuhet se mbi 65 për qind e të rinjve pjesëmarrës kanë qenë vajza të veshura me elegancë e në harmoni me temperaturat e larta që kanë dominuar gjatë kësaj fundjave – pak rroba, pak makiazh dhe një çantë të vogël.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami

Përderisa djemtë me xhinse të shkurtra e bluza të holla kanë qenë xhentelmenët e këtij eventi të madh. Pra, festivali i parë shqiptar është përmbyllur me vetëm një pickim blete: Ky është “eksesi” i vetëm i regjistruar nga rojat e sigurisë dhe shërbimi i ndihmës së parë.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami

Dhe, ndërkohë që spektakli muzikor vazhdonte në skenë me artistët shqiptarë, në anën tjetër të VIP-lounge mysafirëve, spektakli tjetër për një selfie e bashkëbisedim vazhdonte me futbollistët shqiptarë të ndarë në tri kombëtare, por të bashkuar në festivalin shqiptar, si: Shaqiri i helvetikëve, Abrashi i Shqiponjave, Rashica i Dardanëve, bashkë me Valon Berishën e Florent Hadërgjonajn.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami

 “Incidenti” i vetëm, pickimi i një blete

Pickimi i një blete është „incidenti“ i vetëm që është regjistruar në Alba Festival këtë fundjavë te mbajtur për dy ditë radhazi në Hardturm Cyrih me pjesëmarrjen e mbi 20 mijë të rinjve shqiptarë dhe të tjerë që kanë festuar paqësisht deri në orët e vona të mesnatës në ambient të hapur, në një festival të njohur ndryshe si „Oper Air“

Fakti se pickimi i bletës regjistrohet si incidenti më serioz i regjistruar nga rojat e sigurimit dhe shërbimi i ndihmës së parë, tregon qartë se as opstimistët më të mëdhënj nuk e kishin pritur që festival i parë i shqiptarëve të diasporës, njëherësh më i madhi i organizuar ndonjëherë në këto përmasa, të kalojë në atmosferë tejet festive dhe pa as më të voglin incident, kur dihet që është konsumuar shumë alkool dhe temperaturat kanë qenë shumë të larta, deri në 38 gradë Celsius.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami

Nata e beqarisë për vajzën e re

Ajo (emrin nuk ia mësuam dot, ndoshta na shkruan) ishte e ndruajtur dhe linte përshtypjen se ishte sjellë në një vend pa dijen e saj nga shoqet të cilat kishin organizuar me të natën e beqarisë, shkruan albinfo.ch. Ishte e veshur thjesht e me vello mbi kokë, duke ecur ngadalë e me kujdes mes turmave të mijëra vajzave e djemve të rinj sikur ishte në kërkim të të fejuarit të saj… dhe kur e pyesim se a e ka veshur thjesht për relaksim, ajo na thotë: «Jo e kam natën e beqarisë, do të martohem dhe ky është vendi më i mirë për ta kaluar fundin e beqarisë me shoqet e mia».

 

Alba festival apo festivali i ‘zanave’?

Në festival është vënë re prezenca e madhe e vajzave në raport me djemtë. Diku dy deri tre me një ishte prezenca e vajzave ndaj djemve, andaj edhe e kemi shigjetuar si festivali i ‘zanave shqiptare’, shrkuan albinfo.ch. Kështu, ato po i jepnin mesazhin botës se civilizuar se jorastësisht kemi vajza si: Rita Orën, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, Ava Max, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Kosovare Asllani e shumë të tjera që ua kanë ndryshuar shqiptarëve imazhin, duke na ngritur në kupolën e vendeve me vajza të zgjuara, të suksesshme dhe shumë të bukura. Në mesin e vajzave të Zvicrës që dukeshin në numër të madh në këtë festival, kishte edhe të tilla që kishin ardhur edhe nga Amerika, Anglia, Belgjika, Austria e vende të tjera. Prezenca e lartë e vajzave kundrejt djemve ka bërë që festivali të duket si një festival i zanave, ku djemtë janë spektatorët e heshtur që assesi nuk guxojnë t`ua prishin vallen zanave.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
Mirlinda Vojvoda dhe Dafina Krasniqi

Kështu, Mirlinda Vojvoda dhe Dafina Krasniqi, kishin bërë mbi 600 kilometra rrugë nga Steiermarku i Austrisë për të qenë pjesë e festivalit, për të cilin thanë se po u jep kënaqësi të pafundme. „Po kalojmë shumë mirë. Jemi ka kënaqemi. Ne ndjekim Mimoza Lekaj në Instagram dhe kur e kemi parë njoftimin te ajo, menjëherë kemi thënë, kemi me shku se Zvicra është më ndryshe se Austria me shqiptarë. Këtu ka shumë më shumë shqiptarë se në Austri“.

Arminën e gjetëm teksa kërcente pa u shqetësuar nga të tjerët. E ardhur enkas nga Texasi i SHBA-së, së bashku me Fatimen e cila vinte nga Manchesteri i Anglisë, ato së bashku ishin shumë të lumtura që po merrnin pjesë në një ngjarje të tillë, ku e gjitha frymonte shqip.

Motrat Miranda dhe Majlinda Balaj, ishin mysafiret nga Antwerpeni e Belgjikës që kishin vendosur të kalonin fundjavën në Zvicër, me dëshirën e vetme për të ndjekur nga afër Alba festival. Me vlerësimin e tyre 10/10, ato, duke folur për albino.ch, shprehin fjalët më të mira për festivalin, duke i uruar vazhdimësi.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami

Alba Festival mbyll debatin mbi integrimin e shqiptarëve në Zvicër

Alba Festival i jep vulën e fundit debatit mbi integrimin e shqiptarëve në Zvicër. Nëse deri më sot kemi pasur dilema ne si komunitet, mediat në gjuhën shqipe dhe mediat zvicerane se a është dhe a mund të quhet i mbyllur debati mbi integrimin e shqiptarëve në Zvicër, Alba festivali i jep vulën përfundimtare që: Po ky debat është mbyllur-shqiptarët e rinj janë plotësisht të integruar në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Mbi 20 mijë vajza dhe djem të rinj kanë festuar në ambient të hapur të njohur ndryshe si „Open Air“ me yjet më të njohura të muzikës shqiptare dhe super yllin Rita Ora, pa shkaktuar asnjë incident. Si ilustrim, po shkëpusim deklaratën e njërit roje të sigurisë i cili në përfundim të fesrtivalit tha: “Me disa përjashtime të vogla organizative, ka qenë jashtëzakonisht qetë dhe pas asnjë problem, shpresoj të kem mundësinë edhe vitin tjetër të jem këtu”.

Besart Hoti dhe dashnorja e tij Janine Heckendorn

Zviceranja: Kurrë nuk jam ndier më mirë në Cyrih: si i dinë shqiptarët të gjitha këngët!

Janine kurrë nuk është ndier kaq rehat në një event si në Alba festival. Për të ishte e pabesueshme sa shumë respekt kishte ndaj njëri tjetrit.

“Pavarësisht se ku ndodheshim humori ishte gjithmonë në nivel. Vizitorët ishin të gjithë në humor të mirë, kishin respekt dhe ishin shumë të mirë me njëri-tjetrin“.

Muzika shqiptare, tregon ajo, e bën zemrën time të rrahë më shpejt.

„Nuk kishte probleme me njëri-tjetrin pavarësisht që nxehtësia ishte dërmuese në ato turma të mëdha njerëzish. Muzika dhe performanca ishin të mrekullueshme. Muzika shqiptare e bën zemrën time më të shpejtë, kështu që nuk rezistoja dot pa kërcyer në këto turma të mëdha njerëzish“, shprehet Janine për albinfo.ch dhe vazhdon „më pëlqen më së shumit se si aq shumë njerëz këndojnë bashkë me këngët popullore. Unë si një vajzë zvicerane, pyes veten: Si i dinë këta të gjitha këngët”, dhe qeshet.

Për mua, veçon Janine, „festivali ishte një “highlight” i jetës time dhe do ta vizitoj sërish”.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Agron Bajrami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami
© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI