Shkurt.ch
Cyrihu ka mbi 400 mijë banorë
Numri i shtetasve zviceranë është rritur më pak (+1.1%) se ai i të huajve (+2.3), banorë. Të huajt përbëjnë 31.9% të banorëve.
Metropoli i Zvicrës, Cyrihu, vitin e kaluar ka mbërritur dhe tejkaluar shifrën prej 400 mijë banorësh. Gjatë vitit 2014 numri i banorëve të këtij qyteti është rritur për 6208 sish duke arritur në 404.783 banorë në fund të vitit. Nivelin prej 400 mijë banorësh Cyrihu e ka pasur edhe njëherë, në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar duke rënë pastaj në një trend tkurrjeje.
Rritja e konstatuar së fundi ka ardhur si rezultat i faktit se ka pasur më shumë persona që kanë ardhur në qytet se të tillë që e kanë braktisur atë.
Cyrihu vazhdon të jetë një qytet i mbizotëruar nga të rinjtë. Në të jetojnë 218.399 banorë më të rinj se 40 vjeçarë që përbëjnë 54 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve.
Nga ana tjetër, gjatë vitit 2014 në Cyrih kanë jetuar 45.990 persona më të vjetër se 70 vjeçarë.
Numri i shtetasve zviceranë është rritur më pak (+1.1%) se ai i të huajve (+2.3), banorë të qytetit, bën të ditur enti për statistikë. Të huajt në qytetin e Cyrihut përbëjnë 31.9% të banorëve. Më së shumti të huaj ka nga Gjermania, të cilët përbëjnë 25.4% të të huajve. Pas tyre vijnë italianët dhe portugezët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” Gjeneva Ndërkombëtare po përballet me një nga sfidat e saj më serioze në dekada. Qyteti, i... -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin












