Lajme
Cyrihu, kantoni më i populluar i Zvicrës, bën vaksinimin anti-Covid për të gjithë
Regjistrimi për vaksinat do të fillojë në fund të marsit, megjithëse regjistrimi nuk garanton qasje më të shpejtë në marrje të vaksinës
Cyrihu ka njoftuar se do të lejojë publikun e gjerë, pa dallim moshe të regjistrohet për vaksinën e anti- Covid, nga fundi i marsit, fillim prillit, transmeton albinfo.ch.
Programi i vaksinave të vonuar të Cyrihut do të marrë një goditje në krah në javët e ardhshme, me platformën online të vaksinimit që do të jetë e hapur për publikun e gjerë, kushdo që dëshiron të vaksinohet.
Regjistrimi për vaksinat do të fillojë në fund të marsit, megjithëse regjistrimi nuk garanton qasje më të shpejtë në marrje të vaksinës.
Autoritetet kantonale kanë thënë se njerëzit në kategoritë e rrezikut të lartë do të kenë përparësi.
Qendrat e vaksinimit janë vendosur të hapen në Cyrih në fillim të prillit, sipas autoriteteve kantonale.
Cyrihu, kantoni më i populluar i Zvicrës, aktualisht ka mbetur pas pjesës tjetër të vendit kur bëhet fjalë për vaksinat.
Mesatarja në mbarë vendin e Zvicrës është 15.02 për qind e popullsisë së vaksinuar.
Në skajin tjetër të shkallës është Cyrihu, me 12.86 përqind të njerëzve të vaksinuar. Cyrihu ende ka arritur të vaksinojë pak më pak se 200,000 njerëz (197,925), numri më i lartë i çdo kantoni në Zvicër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













