Cyrihu kundërshton ashpërsimin e dhënies së shtetësisë të huajve

Po të votohej ligji i ri nga populli, personat pa vizë C do të përjashtoheshin nga mundësia për të marrë shtetësinë zvicerane

Qytetarët me të drejtë vote të kantonit të Cyrihut kanë kundërshtuar iniciativën për ashpërsimin e natyralizimit të të huajve (dhënies së shtetësisë zvicerane). Të dielën kundër kësaj iniciative kanë qenë 56.4%. kundër kanë votuar 182641 respektivisht 141393 pro.

Qëllimi i iniciativës ka qenë që me ligjin e ri për shtetësinë të vendosen rregulla që do të vlenin për gjithë kantonin.

Edhe propozimi i përpunuar nga qeveria e kantonit për ashpërsimin e ligjit, parlamenti i kantonit e kishte ashpërsuar edhe më shumë, gjë që kishte nxitur kundërshtimin e qeverisë. Për këtë arsye kjo e fundit, së bashku me partitë e majta u kishte rekomanduar votuesve të kundërshtojnë iniciativën.

Po të votohej ligji i ri nga populli, personat pa vizë C (leje të përhershme qëndrimi) do të përjashtoheshin nga mundësia për të marrë shtetësinë zvicerane. Po kështu, në një rast të tillë do të rishikohej shkalla e integrimit për secilin person. Ndërsa me ligjin e deritashëm ky rishikim vlen për personat nën moshën 26 vjeçare që kanë kryer shkollimin këtu por vetëm në rastet e dyshimta.

Po kështu ka dështuar edhe kundërpropozimi i bërë nga SVP-UDC për pengesa më të mëdha të natyralizimit. Ai kundërpropozim me moton “Nuk ka të drejtë shtete¨sie për kriminelët” është hedhur poshtë me 189761 vota kundër dhe 128413 pro. Po të fitonte ky variant, personave që kanë kryer ndonjë delikt në Zvicër do t`u ndalohej për gjithë jetën marrja e pasaportës zvicerane.