Lajme
Cyrihu propozon një kartë udhëtimi që kushton 1 frang në ditë
Partia Social Demokratike (PS) po kërkon që të krijohet një leje transporti, e cila kushton 365 franga në vit, ose 1 frang në ditë, për banorët. Partia ka nisur një ofertë referendumi për të përgjysmuar çmimin e biletës vjetore për zonën 110 në Cyrih, vetëm për banorët e qytetit, shkruan The Local.
Aktualisht, një biletë sezonale vjetore që mbulon qytetin dhe rrethinat e afërta kushton 782 franga në vit, që sipas PS-së, është e lartë.
Bashkëpresidenti i PS-së, Oliver Heimgartner, tha për gazetën Tages-Anzeiger se ulja e çmimit do të lehtësonte financiarisht familjet dhe do të inkurajonte më shumë njerëz të përdorin transportin publik në vend të makinës.
“Nëse dëshironi që njerëzit të kalojnë në oferta transporti miqësore me klimën, duhet t’i bëni ato më tërheqëse”, tha Heimgartner, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se shumë familje në Zvicër duhet të paguajnë më shumë se 2500 franga në vit për abonimet e udhëtimit.
Partia do të nisë mbledhjen e firmave për nismën pas verës.
Tre mijë nënshkrime nevojiten që propozimi të shkojë në një referendum, të cilin më pas do të mund ta votojnë banorët e Cyrihut.
Kjo vjen pasi SBB njoftoi se së shpejti do të rriste çmimet e transportit publik.
Ofruesi i transportit publik tha se priste një deficit prej gjysmë miliardë frangash për shkak të inflacionit më të lartë dhe rritjes së kostove të energjisë, ndër faktorë të tjerë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”











