Lajme
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
Investitorit do t’i duhet të investojë 1.1 milion € për të blerë një apartament me dy dhoma gjumi në Cyrih, por me një qira mesatare mujore prej 2,538 €, rendimenti vjetor bruto është vetëm 2.8%
Rendimenti (yield) i qirasë, kthimi vjetor nga dhënia me qira e një prone, është thelbësor për investitorët e pasurive të paluajtshme. Rendimente më të larta, do të thotë kthime më të mira.
Kur bëhet fjalë për investime në pasuri të paluajtshme, rendimenti i qirasë – i përcaktuar si kthimi vjetor nga dhënia me qira e një prone – është një metrikë kritike.
Rendimentet më të larta të qirasë tregojnë kthime më të mira nga investimi, thelbësore për çdo investitor të zgjuar, raporton Euronews, transmeton albinfo.ch.
Për ta ilustruar, le t’i zbërthejmë fjalët në shifra: blerja e një prone për 500,000 € dhe fitimi i një qiraje mujore prej 2,000 € (ose 24,000 € në vit), rezulton në një rendiment bruto vjetor të qirasë, prej 4.8%. Pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve të tjera administrative, yield-i neto do të jetë më i ulët.
10 vendet më të mira në Evropë sipas rendimentit të qirasë
Letonia, Irlanda dhe Italia kryesojnë listën e vendeve me rendimente mesatare shumë të forta të qirasë, duke sinjalizuar mundësi kryesore për investitorët. Letonia, me rendimentin e qirasë 8.06%, shquhet si më e larta në Evropë.
Nëse rendimentet aktuale të qirasë mbeten të qëndrueshme, do të duheshin afërsisht 12 vjet të ardhura nga qiraja, për të rikuperuar një investim fillestar të pronës në Letoni. Në Irlandë dhe Itali, sasia e viteve të nevojshme, do të ishte përkatësisht trembëdhjetë dhe katërmbëdhjetë.
Letoni – 8.06%
Irlandë – 7,85%
Itali – 7.38%
Rumani – 6.63%
Lituani – 6,44%
Turqi – 6.36%
Mbretëria e Bashkuar – 6.21%
Spanjë – 6.17%
Maqedonia e Veriut – 6.00%
Mali i Zi – 5,95%.
10 qytetet më të mira në Evropë sipas rendimentit të qirasë
Dublini kryeson, me rendiment mesatar të qirasë 7.33%. Brenda Dublinit, apartamentet me dy dhoma gjumi, përfaqësojnë një investim fitimprurës.
Stambolli dhe Riga, janë gjithashtu opsione tërheqëse, me rendiment mesatar të qirasë 6.6% dhe 6.5%.
Dublin, Irlandë – 7.33%
Stamboll, Turqi – 6.63%
Riga, Letoni – 6.46%
Bukuresht, Rumani – 6.36%
Podgoricë, Mali i Zi – 5.7%
Lisbonë, Portugali – 5.65%
Londër, MB – 5.59%
Bruksel, Belgjikë – 5.54%
Varshavë, Poloni – 5.51%
Vilnius, Lituani – 5.47%.
10 vendet më të këqija në Evropë për nga rendimenti i qirasë
Luksemburgu, që ofron rendimentin më të ulët 2.67%, është më pak tërheqës për të ardhurat nga qiraja e pronave.
Në Luksemburg, një apartament me dy dhoma gjumi, ka një çmim mesatar blerjeje prej 1.2 milionë euro. Megjithatë, me një qira mesatare mujore prej 2,800 €, ky investim jep një kthim bruto nga qiraja prej vetëm 2.7%.
Në Luksemburg, një investitori do t’i duheshin mesatarisht 37 vjet për të shlyer investimin fillestar të strehimit nëpërmjet qirave, duke supozuar rendimente të vazhdueshme. Zvicra e ndjek nga afër, e cila kërkon 33 vjet.
Investitorët e pasurive të paluajtshme, që synojnë të maksimizojnë kthimet, mund të dëshirojnë të largohen nga këto tregje.
Luksemburg – 2.67%
Zvicër – 3.05%
Austri – 3,59%
Maltë – 3,66%
Gjermani – 3.74%
Norvegji – 3,79%
Republika Çeke – 3,95%
Danimarkë – 4,16%
Belgjikë – 4.20%
Finlandë – 4,24%.
10 qytetet më të këqija në Evropë nga rendimenti i qirasë
Oslo ka rendimentin më të ulët, 2.46%. Për shembull, një apartament me një dhomë gjumi, do t’i kushtonte një investitori 379,731 €, dhe vetëm merr një qira mesatare mujore € 894, duke rezultuar në një rendiment prej vetëm 2.83%.
Cyrihu renditet si qyteti i tretë më pak tërheqës, për të ardhurat nga qiraja e pronave. Investitorit do t’i duhet të investojë 1.1 milion €, për të blerë një apartament me dy dhoma gjumi në Cyrih, por me një qira mesatare mujore prej 2,538 €, rendimenti vjetor bruto është vetëm 2.8%.
Oslo, Norvegji – 2.46%
Luksemburg, Luksemburg – 2.71%
Cyrih, Zvicër – 2.79%
Vjenë, Austri – 3.64%
Valleta, Maltë – 3,67%
Helsinki, Finlandë – 3.8%
Berlin, Gjermani – 3.83%
Sofje, Bullgari – 4.04%
Pragë, Republika Çeke – 4,05%
Bratislavë, Sllovaki – 4,11%.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











