Lajme
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në botë
10 qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2023, Zurichu i pari në listë
Një studim i ri ka renditur dhjetë qytetet më të shtrenjta në botë. Zurichu i Zvicrës është shpallur qyteti më i shtrenjtë në botë, përcjell albinfo.ch.
Qyteti më i madh i Zvicrës, i rikthyer në krye pas tre vjetësh pas rritjes së frangut zvicerian. Singapori ështe qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë, para New Yorkut.
Në dhjetëshen më të mirë të këtij viti përfshihen dy qytete aziatike (Singapori dhe Hong-Kong), katër qytete evropiane (Zyrich, Gjenevë, Paris dhe Kopenhagen), tri qytete të SHBA-së (Nju-Jork, Los Anxhelos dhe San Francisko) dhe Tel Aviv në Izrael.
Kushdo që jeton në Cyrih do ta dijë se sa e shtrenjtë është të jetosh, por cilat janë arsyet që ai është renditur si më i shtrenjti në botë?
Vit pas viti, Cyrihu ka kryesuar renditjen ndërkombëtare të qyteteve më të shtrenjta në botë, shkruan tutje albinfo.ch.
Një renditje e re nga revista Economist e vendos Cyrihun në vendin e parë, së bashku me Singaporin, i cili, rastësisht ose jo, quhet “Zvicra e Azisë”.
Arsyeja për koston e lartë të jetesës në qytet, “pjesërisht reflekton fuqinë e frangut zviceran, si dhe çmimet e larta për sende ushqimore, mallra shtëpiake dhe rekreacion”, sipas raportit.
Çmimet e larta pasqyrojnë gjithashtu pagat e larta (lexoni më shumë për këtë më poshtë).
Sa kushton të jetosh në Cyrih?
Bazuar në bazën e të dhënave të kostos së jetesës Numbeo, është më e shtrenjtë se qytetet e tjera të kushtueshme të Zvicrës, Gjeneva dhe Bazel:
Çmimet e konsumit, duke përfshirë qiranë, janë 7.7% më të larta në Cyrih sesa në Gjenevë.
Çmimet e ushqimeve në Cyrih janë 14.7% më të larta se në Gjenevë.
Çmimet e konsumit, duke përfshirë qiranë në Cyrih, janë 11 për qind më të larta se në Bazel.
Fuqia blerëse lokale në Cyrih është 0.6 për qind më e ulët se në Bazel.
Këtu janë renditur çmimet individuale për produkte dhe shërbime të ndryshme.
Sigurisht, këto janë vetëm indikacione të përgjithshme; se sa i shtrenjtë është vërtet Cyrihu për banorët e tij (në vend të turistëve) varet nga sa të ardhura ka një individ ose një familje.
Sa fitojnë banorët e Cyrihut?
Natyrisht, mund të flasim vetëm për mesataret.
Bazuar në të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave, një pagë mesatare mujore në qytet është 8,000 franga – rreth 1,300 franga më shumë se një pagë mesatare zvicerane.
Pagat më të larta se mesatarja kanë tërhequr shumë shtetas të huaj – të padekur nga kostoja e jetesës së qytetit – për t’u zhvendosur në qytet.
Vetëm në vitin 2022, për shembull, rreth 30,000 njerëz erdhën në zonën e Cyrihut nga vende të tjera.
Në total, më shumë se 30 për qind e të gjithë banorëve të Cyrihut janë të huaj.
Pse kaq shumë njerëz shpërngulen në Cyrih, pavarësisht çmimeve të larta?
Pagat e lartpërmendura janë ndër faktorët kryesorë.
Ju mund të argumentoni se edhe pagat e larta nuk kompensojnë kostot e jetesës në qytetin më të shtrenjtë në botë.
Kjo është e vërtetë nëse paga juaj është më e ulët se paga mesatare.
Megjithatë, shumë nga shtetasit e huaj që vendosen në Cyrih fitojnë të paktën mesataren – dhe shpesh më shumë se mesatarja – pagën.
Në fakt, një studim tregoi se Cyrihu është ndër kantonet me fuqinë blerëse më të lartë.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













