CH-Ballkani
Daçiq këndon këngën e Osman Agës para Erdoganit
Autoritetet serbe kanë shtruar një darkë për nder të delegacionit turk, të kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, të cilët vizituan Serbinë gjatë ditës së djeshme.
Edhe në këtë darkë, është bërë protagonist Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili këndoi ‘live’ për të argëtuar mysafirët turq, shkruan “TCH”.
Daçiq e ka treguar edhe herë të tjera talentin e tij në të kënduar, përfshirë edhe pritjen me delegacionin shqiptar, vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Në videon e publikuar, shfaqet Daçiq, i cili këndon pranë tavolinave të mysafirëve, këngën e njohur të Osman Agës, por sigurisht versionin e saj serb.
Kjo këngë është mjaft e njohur në shumë vende të Ballkanit, përfshirë edhe Turqinë e Shqipërinë, ku këndohet në gjuhët përkatëse.
Erdogan vizitoi Serbinë gjatë ditës së martë, i shoqëruar nga një delegacion mjaft i madh, ku përfshiheshin një sërë biznesmenësh turq.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










