Lajme
Daçiqi e nis një fushatë të re kundër Kosovës
Me t’u rikthyer në funksionin e kryediplomatit serb, Ivica Daçiq ka filluar fushatën e tij për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, aty ku e kishte lënë. Daçiç, i ftuar në emisionin e mëngjesit në televizionin serb Happy, ka deklaruar se tashmë ka strukturë të re në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe një pretendim eventual i Kosovës për anëtarësim mund të shkojë fare keq, meqë shumë pak shtetet do të votonin pro.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga 193 anëtarë, Kosova nuk mund të marrë më shumë se 83 vota”, tha Daçiç dhe shtoi se ai tashmë e ka të garantuar që edhe shtete që e kanë njohur Kosovën nuk do votojnë për Kosovën”. “Po ashtu, ka vende që ndryshojnë pozicionin e tyre çdo gjashtë muaj”, shtoi ai. “Por ata (Kosova) nuk kanë më një shumicë në OKB, dhe në të njëjtën kohë një vendim i tillë (për anëtarësimin në OKB) duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit, dhe kjo është arsyeja pse qëndrimi i Rusisë dhe Kinës është shumë i rëndësishëm për ne, në mënyrë që ata të mund të vënë veton”, tha Daçiq. Duke folur për propozimin e ri për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, ish-kryetari i Parlamentit serb shtoi se “nuk kemi marrë asnjë propozim që do të ishte bazë për bisedë”. Daçiq para dy mandatesh ishte ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, dhe nga atëherë kishte filluar një fushatë lobuese jo vetëm të vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe te ato që tashmë e kanë njohur, që të ndryshojnë qëndrim. Shifra të sakta asnjëherë nuk janë dhënë, mirëpo pretendimet e Daçiç-it janë se ka bërë që dhjetëra vende ta tërheqin njohjen, kryesisht vende afrikane.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë










