Lajme
Daily Mail: Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës, kosovarët dhe turqit, pjesë e komunitetit mysliman
Pas shumë luhatjeve që zgjatën gjatë gjithë ditës së djeshme, tanimë janë në dispozicion rezultatet përfundimtare për votimin e ndalimit të mbulesës së plotë të grave myslimane, të njohur si “burka”.
Populli zviceran e ka votuar me 51.2% këtë iniciativë, transmeton albinfo.ch.
Një referendum i organizuar gjatë ditës së djeshme në shtetin zviceran rreth ndalimit të mbulimit të fytyrës nga gratë myslimanve ka marrë votat e 51 për qind të votuesve.
Kjo ka ngjallur shumë reagime, Daily Mail raporton se myslimanët përbëjnë një përqindje jo të shumtë të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, ose rreth 390 mijë njerëz, shumica e të cilëve i kanë rrënjët në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë.
Rezultati i referendumit do të thotë që Zvicra do të ndjekë Francën, e cila ndaloi mbulimin e plotë të fytyrës në publik në vitin 2011.
Ndalimet e plota ose të pjesshme të veshjes së mbulesave të fytyrës në publik janë gjithashtu në Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë dhe Holandë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane












