Kosova
Fakte tronditëse: 11-vjeçarja e dhunuar ditë më parë është abuzuar seksualisht për më shumë se 1 vit
Rasti që tronditi opinionin në Kosovë ditë më parë, ku disa persona dhunuar fëmijën 11-vjeçar, po del të mos jetë i izoluar.
Sot gjatë ditës, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media deklaroi se në rastin e 11-vjeçares ka pasur dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse.
Sipas tij, e mitura ka qenë e dhunuar seksualisht përgjatë një viti, transmeton Albinfo.ch.
“Kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë për një rast, fatkeqësisht nuk bëhet fjalë as për dy raste. Por, bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të miturës 11-vjeçare. Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës ia kam bërë drejtpërdrejt, në mënyrë që të gjithë të përfshirët në këtë rast, hetuesit policorë të thirren në cilësinë e dëshmitarit në mënyrë që institucionet e Kosovës, i gjithë publiku, të informohet drejt mbi atë se çfarë ka ndodhur, mbi atë se çfarë institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë, mbi atë se çfarë institucionet e sigurisë së Kosovës po ndërmarrin dhe po ashtu që sa më shpejt që është e mundur, urgjentisht të dalim me të gjitha gjeturat e këtij rasti, jashtëzakonisht të rëndë”, deklaroi Sveçla.
“Nuk mund të them saktësisht, meqenëse çështja është nën hetim. Por, mund të them se është mbi një vit…. Unë po ju them se çfarë ne jemi duke hetuar, indikacionet e para, apo informatat janë se kjo e mitur është dhunuar për më shumë se një vit”, ka shtuar Sveçla.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












