Lajme
Dalin në pah skemat e mashtrimeve me kriptovaluta
Një në katër dollarë të humbura përmes skemave të mashtrimit janë sot të lidhura me kriptomonedhat.
Ky është raporti që nxjerr Komisionit Federal i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara.
Që prej nisjes së vitit 2021, më shumë se 1 miliard dollarë u janë vjedhur mbi 46 mijë personave, sipas raportit të këtij komisioni.
Mashtruesit me kriptomonedha synojnë zakonisht viktima të moshave më të ulëta. Individët nga 25-40 vjeç janë tre herë më të rrezikuar të humbasin para prej mashtrimit, se sa grupmoshat e tjera dhe pjesa dërrmuese e këtyre mashtrimeve kanë të bëjnë me bitcoin, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Kriptovalutat u japin avantazhin zhvatësve të mos pasurit një llogari bankare, për të sinjalizuar transaksionet e dyshimta dhe faktin se transfertat e bëra në kripto nuk mund të zhbëhen.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur tregu i kriptomonedhave është jashtëzakonisht i luhatshëm.
Forma e dytë më e përhapur e zhvatjes së kriptovalutave ka të bëjë me mashtrimin romantik, ku përmes një profili të rremë në rrjete sociale apo aplikacione njohjeje, mashtruesit i kërkojnë transferta parash viktimave të tyre.
Ndërsa forma e tretë ka të bëjë me individë që pretendojnë se punojnë në biznese të mëdha si Amazon apo Microsoft, apo shtiren sikur janë nëpunës shtetërorë. Mesatarisht një individ humbet nga këto forma mashtrimi rreth 2,600 dollarë.
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta Rinovimi i abonimit “Half Fare Plus” përpara skadimit mund t’u shkaktojë probleme përdoruesve, duke krijuar situata... -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri














