Shkurt.ch
Dallime të dukshme për marrjen e shtetësisë
Në La Chaux (Cossonay), kryetari i komunës është i shqetësuar. Nja shtetas i huaj i këtij fshati me 400 banorë dëshiron të natyralizohet. Tashmë gjatë kohë që nuk kishte pasur kërkesë të tillë në fshat dhe kryetari nuk e din se si t’ia bëjë.
E përditshmja «24 Heures» është interesuar të kuptojë se si mund ta arrijë një qëllim të tillë, pyetje të cilën edhe kryatri i La Chaux ia kishte parashtruar vetvetes.
Është kjo një betejë me të gjitha mjetet e mundshme. Fillimisht duhet paraqitur kërkesë në kanton, prej andej spjegohen rregullat. Më pas kërkesa duhet akceptuar nga Këshilli i përgjithshëm. Më në fund, emërohet një komision i natyralizimit.
Në Lozanë është diçka krejt ndryshe. Procedura e natyralizimit është duke u zhvilluar pa probleme. Kandidatët marrin pjesë në një audiencë para një komisioni komunal të përbërë prej dy këshilltarëve komunalë. Për të interesuarit ka oferta të natyralizimit. Në vitin 2009, 1261 të huaj e kanë pranuar shtetësinë zvicerane në Lozanë.
«24 Heures» ka hulumtuar se si zhvillohet një procedurë e natyralizimit në Vevey , duke marrë shembull tre kandidatë të cilët përpiqen të japin provimin me gojë.
Lirimi (emri i të cilit është ndryshuar nga redaksia), është i pari i cili do të hyjë në provim dhe ai tashmë është shumë i shqetësuar. Kandidat për shtetësi, për të është një ditë e madhe e audiencës së tij. Ky kosovar 18-vjeçar i lindur në Gjermani para se të vijë në Zvicër që në moshën 4-vjeçare. Këtu ai ka kryer gjithë procesin shkollor dhe tani është në pronësi të një leje qëndrimi të llojit «F» (qëndrim provizor).
Po që se Ligji i ri për natyralizim hyn në fuqi, ai nuk do të mund të llogaritë në shtetësi zvicerane. Ballë për ballë tij qëndron komisioni i natyralizimit: « Mos u shqetësoni, nuk do tu hamë », deklaron Jérôme Christen, anëtar i komisionit i cili kryeson seancën.
Pranë tij janë gjashtë këshilltarë komunalë nga të gjitha partitë dhe një daktilografe. Pyetjet e para janë të lehta sa për ta motivuar kandidatin dhe ato nuk kanë të ndalur: Kryeqyteti i Zvicrës? Gjuhët kombëtare? Kantonet? Kosovari përgjigjet saktë, por në vazhdim, pyetjet bëhen gjithnjë e më të vështira: Data e krijimit të shtetit zviceran? 1271… Oh! E Guillaume Tell, kush është ai? Heshtje e thellë. Mungesa e njohurive qytetare dhe e integrimit nuk e lejojnë Lirimin që të kalojë pyetjet e radhës. Çfarë dështimi, ai nuk e njeh as klubin e modës të Vevey-it!
Ishte kjo një pjesë e artikullit të «24 Heures», në të cilin shqyrtohet revidimi i Ligjit për natyralizim i propozuar nga Këshilli i përgjithshëm shtetëror zviceran e të miratuar nga Këshilli shtetëror i Kantonit të Vaud-it. Ky ligj parasheh kushtëzimin e marrjes së shtetësisë zvicerane vetëm për ata persona të cilët janë në pronësi të leje qëndrimit të llojit «C».
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












