Shkurt.ch
Dallime të mëdha në pagesa në mes të sportistëve
Studimi tregon se sportistët e sporteve dimërore paguhen më shumë se ata të sporteve verore
Pagesat e sportistëve kulminantë dallojnë shumë për nga lartësia, sipas degës sportive dhe sipas suksesit, respektivisht famës së sportistëve të veçantë. Kështu, përderisa një numër i vogël fitojnë shuma tepër të larta, janë shumica që fitojnë të ardhura fare modeste.
Sipas një studimi që ka bërë universiteti ETH i Cyrihut rezulton se 70 për qind të sportistëve në Zvicër fitojnë më pak se nga 70 mijë franga në vit. Ndërsa 16 për qind të sportistëve fitojnë më shumë se kjo shumë.
Sipas studimit, shumë sportistë gjysmëprofesionistë krahas sportit detyrohen të kryejnë edhe një punë tjetër për mbijetesë. Madje, 40 për qind të tre mezi fitojnë nga 14 mijë franga në vit, shkruan nzz.ch
Marrë në përgjithësi, studimi tregon se sportistët e sporteve dimërore janë në pozicion më të mirë se ata të sporteve verore.
Në bazë të konceptit të ri për sportin, qeveria ka vendosur që nga 35 milionë franga në vit të dhënat për sportin kulminant të shtohen në 50 milionë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












