Shkurt.ch
Dallimi në paga mes grave dhe burrave në Zvicër
Në vitin 2016 (të dhënat më të fundit në dispozicion), paga mujore mesatare e standardizuar në Zvicër ishte 6,011 franga (6,051 dollarë) për gratë dhe 6,830 franga për meshkujt, një diferencë prej 12%
Të premten më 14 qershor protestuan gratë në Zvicër, duke kërkuar më shumë të drejta dhe më shumë barazi në paga. Sipas statistikave, për pagat kanë të drejtë.
“Burrat dhe gratë kanë të drejtë për pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë”, thuhet në nenin kushtetues. Ligji gjithashtu ndalon shprehimisht çdo diskriminim gjinor në vendin e punës – veçanërisht në lidhje me pagat, shkruan “Swissinfo.ch”.
Statistikat zyrtare, megjithatë, tregojnë një realitet krejt tjetër. Në vitin 2016 (të dhënat më të fundit në dispozicion), paga mujore mesatare e standardizuar në Zvicër ishte 6,011 franga (6,051 dollarë) për gratë dhe 6,830 franga për meshkujt, një diferencë prej 12%, përcjell albinfo.ch.
Vetëm në sektorin privat, diferenca ishte edhe më e madhe. Atje, gratë fituan 14.6% më pak se kolegët e tyre meshkuj. Vetëm një pjesë e këtij boshllëku mund të shpjegohet me faktorë objektivë si dallimet në nivelet e arsimit, numrin e viteve të shërbimit ose rolin brenda kompanisë.
Ekziston një boshllëk i madh gjinor sa i përket ngarkesave të punës. Ndryshe nga burrat, shumica e grave të punësuara punojnë me kohë të pjesshme. Kjo shpesh nënkupton që gratë kanë një nivel më të ulët pagash dhe nuk janë në gjendje të ndjekin një karrierë.
Arsyet kryesore pse gratë zgjedhin punën me kohë të pjesshme janë se kujdesen për fëmijët e tyre, të ndjekur nga përgjegjësi të tjera familjare. Burrat që punojnë me kohë të pjesshme, nga ana tjetër, po ndjekin një praktikë mësimi ose kursi studimi, ose thjesht nuk janë të interesuar për punën me kohë të plotë. Ky dallim pasqyrohet në shpërndarjen e pabarabartë të punës në familje, të cilën gratë ende bëjnë pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












