Shqipëria
Danimarka mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian
Është bërë e ditur se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar homologun e Danimarkës, Henrik Kristensen, me rastin e 5 Qershorit, Ditës së Kushtetutës, teksa i ka bërë ftesë Kristensen të vizitojë Tiranën, përcjell albinfo.ch.
“Nënshkrimi dhe shpallja e Kushtetutës më 5 qershor 1849 ishte një ngjarje e madhe historike për sistemin demokratik, emancipimin politik e shoqëror dhe të ardhmen e popullit mik danez. Në Kushtetutën e shpallur më 5 qershor 1953 u zgjeruan edhe më shumë të drejtat civile edhe private të qytetarëve”, thekson Ruçi.
“Përfitoj nga ky rast për t’ju falënderuar që Danimarka iu bashkua vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit 2020 për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Siç edhe diskutuam gjatë takimit tonë në Strasburg në tetor të viti të kaluar, avancimi i arritjeve të Shqipërisë në reformat integruese është një investim për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”, shprehet Ruçi.
“Për fat të mirë, Shqipëria dhe Danimarka patën pasoja jo të rënda nga pandemia e koronavirusit dhe po dalin nga kjo situatë. Të njëjtën urojmë edhe për popujt e tjerë të botës. Shpresoj që bashkëpunimi ynë të rifillojë së shpejti dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për ju”, shkruan kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën drejtuar Presidentit të Parlamentit të Danimarkës, Henrik Dam Kristensen, me rastin e Ditës së Kushtetutës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















