Lajme
Darbellay në Kosovë
Politikani zviceran që po qëndron me ftesën e PSHDK-së, është pritur në një takim edhe nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti
Deputeti i zviceran, Christophe Darbellay, njëherësh kryetar i Partisë Popullore Kristiane të Zvicrës (CVP-PDC), po qëndron këto ditë për një vizitë në Kosovë. Darbellay ishte ftuar nga Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, PSHDK.
Politikani zviceran është pritur në një takim edhe nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti. Darbellay shoqërohej nga Patric Voller, sekretar ndërkombëtar i Partisë Popullore të Austrisë dhe dy përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Mediet në Prishtinë raportojnë se në takim është biseduar për zhvillimet në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, për rolin e kosovarëve në zhvillimin ekonomik të vendeve pranuese dhe për kontributin që mund të japin në investimet ekonomike në Kosovë.
Deputeti zviceran ka vlerësuar lartë kontributin e qytetarëve të Kosovës për ngritjen ekonomike të Zvicrës dhe në të gjitha vendet tjera pranuese perëndimore.
Në njoftimet e medieve të Prishtinës thuhet se bashkëbiseduesit janë pajtuar se çështja e pensioneve të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, të cilët për vite kanë paguar kontributet shoqërore, duhet të zgjidhen konform qëndrimit të Sindikatës së punëtorëve UNIA.
Po ashtu janë pajtuar se duhet të krijohen lehtësira dhe të nxiten investimet e kapitalit të diasporës për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












