Lajme
Dardan Nuhiu kryeson Inteligjencën Financiare
Bordi Mbikëqyrës i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës (IFK) në takimin e mbajtur të martën, në mënyrë unanime emëroi Dardan Nuhiun drejtor të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës. Ai ishte i propozuari nga komisioni për vlerësimin e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për këtë pozitë.
“Sipas komisionit, pas përzgjedhjes së kandidatëve të përshtatshëm për pozitën e drejtorit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, duke i marrë parasysh kushtet ligjore që kërkohen për pozitën e shpallur, Dardan Nuhiu i plotëson kushtet për t’u propozuar për emërim në pozitën e Drejtorit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës për informim të Ministrisë së Financave.
Nuhiu, sipas komunikatës është ekonomist i diplomuar, “posedon njohuri të mira të legjislacionit për parandalimin e shpëlarjes së parasë, ka njohuri rreth trendëve të zhvillimit të politikave dhe dokumenteve të tjera për zhvillimin e Njësisë, sipas praktikave më të mira evropiane”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













