Kosova
Dardanët i bëjnë thirrje speciale Leon Avdullahut për të luajtur me Kosovën
Tifozeria e Kombëtares së Kosovës, Dardanët, i ka bërë një thirrje futbollistit të talentuar Leon Avdullahu. Ata e kanë përshkruar si “yllin e Kosovës” dhe e kanë ftuar të qëndrojë i përkushtuar për Kombëtaren.
Në një postim në faqen e tyre, Dardanët shkruajnë:
“LEON, Kosova është vendi i gjyshit e babit tënd. Ti je shqiponja që gëzon Kombin. Vetëm këtu nuk je i huaj.”
Ata theksojnë se nuk kanë bërë më parë thirrje të drejtpërdrejta për një lojtar, por këtë herë e shohin të domosdoshme për shkak të ofertave nga kombëtare të tjera, transmeton albinfo.ch.
“Leon do të thotë Luan. Luanët janë të fortë vetëm tek kombëtarja që përfaqësojnë. Këtu do të jesh gjithmonë mbret. Pas teje do të kesh gjithmonë mbështetjen e Dardanëve, edhe në momentet e vështira,” shkruajnë ata.
Mesazhi përfundimtar i tifozëve është i qartë:
“Leon, mos harro: Këtu vlen. Këtu çmohesh. Këtu do të të duan pa interes.”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg Gruaja 61-vjeçare humbi jetën pasi kabina e teleferikut u rrëzua; autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit... -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi














