Kosova
Dardanët të motivuar për ndeshjen kundër Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në ‘St Jakob-Park’ në Bazel para sfidës së nesërme me Zvicrën në kualifikimet për Euro 2024.
Fitorja nuk është vetëm një dëshirë, por një qëllim i shndërruar në betejë për Dardanët. Atmosfera e mirë dhe përplot energji pozitive ka qenë pjesë e kësaj seance stërvitore.
Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, me gjithë mungesat e rëndësishme, Dardanët shfaqen të vendosur dhe maksimalisht të motivuar për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Stadiumi ‘St Jakob-Park’, i cili pritet të jetë i mbushur me shqiptarë, do të jetë drita që udhëheq shpresat e Dardanëve për fitore dhe për të mbetur me gjasa për kualifikim në Euro 2024.
Para seancës stërvitore përzgjedhësi Primozh Gliha dhe futbollisti Florent Hadërgjonaj kanë shprehur bindjen e tyre për një sfidë të vështirë ndaj Zvicrës, por me shpresë për rezultat pozitiv.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Edhe pse në Prishtinë luajtëm baras, ishte një ndeshje shumë e fortë. Ne e mposhtëm Izraelin, por izraelitët treguan se janë të fortë pasi barazuan me Zvicrën. Presioni do të jetë shumë i madh pasi do të kemi përkrahje të madhe të publikut. Nëse duam të arrijmë rezultat pozitiv, duhet të jemi shumë inteligjentë dhe të dimë si të luajmë, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë”, tha Gliha, përcjell albinfo.ch.
Zvicra ndodhet në një seri pa fitore, por Gliha theksoi se ajo mbetet kombëtare shumë e fortë dhe e rrezikshme. “Tani jemi në një situatë ku kemi pak gjasa. Por, kjo nuk ndryshon asgjë, pasi jam shumë i fokusuar te ndeshja me Zvicrën sikurse ndaj çdo kundërshtari tjetër”, u shpreh tutje Gliha.
Ndërkaq, Florent Hadërgjonaj theksoi se për të personalisht kjo ndeshje është e veçantë, derisa shprehu shpresën për fitore.
“Për mua është ndeshje speciale, pasi kam lindur dhe jam rritur këtu. Nuk do ta harroj gjatë tërë jetës sime pasi do të kem shumë familjarë në tribuna. Nuk do të jetë një situatë e tillë vetëm për mua, por edhe për shumë bashkëlojtarë. Me padurim presim ndeshjen, pasi në stadium do të kemi përkrahje të madhe dhe shpresoj që me një paraqitje të mirë do ta gëzojmë popullin kosovar dhe të gjithë ata në stadium me një fitore”, ka theksuar Hadërgjonaj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












