Futboll
Dardanët udhëtojnë për 3 pikë ndaj Zvicrës
Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Bazelit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park”
Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Bazel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal.
Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofensiv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës, njofton FFK, transmeton albinfo.ch.
Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Vojvoda, ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së bashkatdhetarëve në ndeshjen e parë në Bazel.
“Atmosfera është shumë e mirë. E dimë se na presin dy ndeshje të vështira. E dimë sa e vështirë është të luash në Zvicër, por e dimë po ashtu se do të kemi shumë përkrahje nga tifozët. Djemtë janë të gjithë të përgatitur dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe po bëhemi gati të shkojmë atje të marrim 3 pikë. Qëllimi ynë është të marrim 6 pikë, por sigurisht se do të jetë e vështirë pasi të dyja ekipet janë favorite, por ndonjëherë më mirë është kështu, sepse nuk është presioni tek ne por te ata. Ne po bëhemi gati për të fituar tri pikë si në Zvicër, ashtu edhe në shtëpi kundër Suedisë dhe shpresoj se ashtu do të jetë”, tha Vojvoda.
Edhe mesfushori Muharrem Jashari është optimist se ekipi do të ketë paraqitje të mirë dhe do të arrijë rezultat pozitiv.
“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Zvicrën. Atmosfera është e mirë dhe presim një rezultat pozitiv, pasi e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta. Normalisht se në Zvicër na pret një përkrahje shumë e madhe dhe shpresoj të bëjmë më të mirën, të nxjerrim rezultat pozitiv dhe tifozët të jenë të kënaqur me paraqitjen tonë”, theksoi ai.
Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Bazelit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












