E-Diaspora
Dardania e Bazelit, në Ligën e Dytë ndërregjionale
Pas fitores së 20 në ketë sezon, Klubi futbollistik shqiptar "FC Dardania" nga Bazeli ngjitet në Ligën e Dytë, ndërregjionale të futbollit zviceran
FC Dardania zhvilloi një ndër stinorët më të suksesesh të historisë së klubit në këtë vit jubilar për ekipin që shënon edhe 20 vjetorin e themelimit.
Fillimisht duke luajtur në finalen e Kupës së Baselit dhe në fund të kampionatit të duke deklasuar ekipin kundërshtar FC Birilik, me rezultat 7:1, gjë që i siguron ekipit shqiptar ngjitjen në ligen e dytë ndërregjionale të futbollit zviceran.
FC Dardania ka fituar 20 ndeshje në këtë kampionat, thotë trajneri i ekipit, Enver Hajdari. Më të cilin ky klub shqiptar ngjitet për herë të dytë në ligën e dytë.
Në këtë nivel, por në regjionin tjetër, zhvillon garat prej disa vitesh FC Kosova e Cyrihut, ndërsa edhe FC Dardania e Lozanës është në rrugë të mirë të ngjitet në Ligën e Dyë Ndërregjionale të Zvicrës.
„Në këtë kampionat FC Dardania ka humbur vetëm një lojë, ndërkohë që ka fituar 20 ndeshje dhe një takim e ka mbyllur me barazim“, tregon ai. Duke numëruar më tej një sërë ekipesh tjera të rangut më të lartë që i ka eliminuar në rrugën drejt kupës së Baselit, që mjerisht pas një finale të luajtur për mrekulli e në avantazh, në fund nuk ka arritur ta fitojë.
Sidoqoftë, dardanët sezonin vjeshtor do ta startojnë në ligën e dytë si një ndër ekipet më të disiplinuara në grup, me më së paku kartona të marrë dhe me një golaverazh prej 125 golave të shënuar. Çka premton se ky ekip i ri do të na gëzojë me rezultate të mira edhe në ligën e dytë, ku konkurrenca do të jetë ndjeshëm më e fortë.
Bekim Dalipi
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












