Futboll
Dardania e Lozanës nuk e fiton kupën e Zvicrës, tregon shpirt garues dhe krenari shqiptare
Lausanne, 17 gusht 2025, Servette FC kaloi me sukses në 1/16 e finales së Kupës së Zvicrës duke mposhtur FC Dardania Lausanne me rezultatin 5-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Chavannes-près-Renens. Për klubin e Superligës, kjo ishte një fitore e rëndësishme që shënoi debutimin pozitiv të trajnerit Jocelyn Gourvennec. Për Dardaninë e Lozanës, që garon në Ligën e 2-të Ndërkombëtare, përballja ishte një moment historik, një ballafaqim me një gjigant të futbollit zviceran dhe një dëshmi se edhe klubet e diasporës shqiptare mbajnë gjallë pasionin dhe shpirtin sportiv.
Ndeshja
Pas një fillimi të baraspeshuar, Servette zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të me një gol të Micha Stevanovic. Ablie Jallow e dyfishoi epërsinë para pushimit (44’). Në pjesën e dytë, Florian Ayé (47’), Dylan Bronn (74’) dhe 16-vjeçari Alonzo Vincent (87’) vulosën rezultatin përfundimtar 5-0, duke i dhënë trajnerit Gourvennec fitoren e parë në krye të skuadrës së Gjenevës. Servette FC është klub futbolli nga Gjeneva, i themeluar në vitin 1890. Është një nga klubet më të vjetër e më të njohur në Zvicër, me histori të gjatë në Superligë dhe me pjesëmarrje të rregullt edhe në garat evropiane.
Pavarësisht shifrave, për Dardaninë kjo ndeshje u përjetua si një fitore morale: një përvojë unike për të luajtur kundër një kundërshtari elitar, në një garë zyrtare që sjell gjithmonë surpriza dhe emocione.
Fjalët e kryetarit të klubit
Pas takimit, kryetari i Dardanisë, Behar Abdullahu, dha këtë vlerësim për Albinfo.ch:
Për rezultatin:
“Kur luan futboll gjithmonë ke dëshirë të fitosh. Mirëpo, futbolli profesional dhe ai amator kanë dallime të mëdha. Urime klubit Servette për fitoren. Ne do të përqendrohemi në sezonin tonë dhe shpresojmë që në të ardhmen të arrijmë një nivel më të lartë.”
Për historinë e klubit:
“Klubi ekziston prej 30 vitesh, ndërsa unë e udhëheq prej 2 vitesh.”
Për mbështetjen:
“Biznesmenët shqiptarë na mbështesin vazhdimisht. Çdo gjë është në funksion për të arritur synime edhe më të mëdha.”
Mesazhi për të rinjtë:
“Duhet të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Pavarësisht sportit, rinia duhet të ketë disiplinë të madhe dhe të japë maksimumin për të arritur nivele sa më të larta e profesionale.”
Për përbërjen e skuadrës:
“Përbërja është e përzier. Sigurisht që kemi shumë shqiptarë, por dyert e Dardanisë janë të hapura për të gjitha kombësitë.”
Simbol i komunitetit
Dardania Lozanë paraqet një urë mes sportit dhe identitetit, një hapësirë ku gjenerata të tëra kanë gjetur frymëzim dhe energji për t’u zhvilluar.
Edhe pse rezultati i takimit foli qartë në favor të Servette FC, për Dardaninë kjo ndeshje ishte dëshmi se futbolli i diasporës ka forcën të frymëzojë, të bashkojë dhe të hapë horizonte të reja për lojtarët e rinj shqiptarë.
Për Albinfo.ch – Luljeta Ademi
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













