Kalendari
“Darka e diasporës”, për shpëtimin e jetëve të fëmijëve
Fondacioni “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, në bashkëpunim me organizatën zvicerane “Solidar Suisse”, organizon “Darkën e diasporës” në lokalin Eni’t në Zürich të Zvicrës, më 29 shtator 2017, prej orës 19:00 – 21:00.
Kjo darkë organizohet me qëllimin e shpëtimit të jetëve të fëmijëve dhe uljes së shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë. Që nga paslufta, kur shkalla e vdekshmërisë ka qenë 29 foshnja në 1,000 lindje, tash kemi arritur ta ulim në 11 vdekje në 1,000 lindje, shifër që ende mbetet më e larta jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.
Me qëllim e uljes së shkallës së vdekshmërisë, Fondacioni zhvillon programe shëndetësore, si furnizimin e Klinikës Neonatologjike dhe asaj Gjinekologjike në QKUK me medikamente esenciale dhe pajisje të nevojshme mjekësore, hapjen e ‘klasave për nëna’, zhvillimin e transportit neonatal dhe programeve të tjera.
Andaj, arsyeja e organizimit të kësaj darke bamirëse është ngritja e fondeve për mbështetjen e këtyre programeve. Ngjarja do të përfshijë muzikë, fjalime nga personalitete shqiptare dhe zvicerane si dhe aktivitete të tjera përgjatë mbrëmjes. Ngjarja është e hapur për publikun përmes blerjes së biletës në vlerë prej 100 CHF për person. Persona të biznesit dhe filantropë ftohen të mbështesin mbrëmjen në cilësinë e sponsorëve.
Ngjarja bëhet e mundur falë mbështetjes së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, lokalit Eni’t, platformës AlbInfo.ch, si dhe organizatës “Germin”.
Për informata shtesë në uebfaqen www.amchealth.org ose kontaktoni direkt në faqen e Facebook-ut: https://www.facebook.com/
Aksioni për nëna dhe fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjat e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës. Për më shumë www.amchealth.org .
Kontakt:
e-mail: [email protected]
tel: +381 38 748 309
mob: +386 49 110 333
www.amchealth.org
https://www.facebook.com/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Shtator 2017
- Ora19:00
- LokacioniZürich
- Data e përfundimit29 Gusht 2017 - 21:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











