Kosova
DASH kërkon lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve që rrëmbeu Serbia
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, që t’i lirojnë pa kushte dhe menjëherë tre policët e Kosovës që u kidnapuan brenda territorit të Kosovës, më 14 qershor.
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata po mbahen nën akuza të pabaza.
“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës, të ndaluar më 14 qershor. Arrestimi i tyre dhe vazhdimi i mbajtjes nën akuza të pabaza ka përkeqësuar situatën edhe ashtu të tensionuar. Sërish u bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që ta ndjekin planin trepikësh të propozuar nga BE-ja dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja, pa vonesa”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të DASH-it, Matthew Miller, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga brenda territorit të Kosovës nga forcat speciale serbe. Edhe shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje menjëherë Serbisë që t’i lirojë policët.
Të premten atyre Gjykata e Lartë në Kralevë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditën nën akuzën për prodhim, posedim dhe trafikim të armëve dhe mjeteve plasëse, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës












