Kosova
DASH: Nëse është e nevojshme në dialogun Kosovë-Serbi do të përfshihet edhe sekretari Blinken
Megjithatë, për momentin konfirmohet që SHBA-ja do të mbajë rolin e vëzhguesit në dialogun Prishtinë-Beograd.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në vëmendje të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon se nëse është e nevojshme, sekretari Antony Blinken mund të përfshihet drejtpërdrejt në këtë proces me synimin që të vulosë përmbylljen e tij me një marrëveshje finale me njohjen reciproke në qendër.
“Nëse ne vlerësojmë se angazhimi i Sekretarit përmes telefonit ose personalisht është përbërësi i domosdoshëm për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk do të hezitojë të marrë telefonin dhe t’i bëjë ato biseda”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
“Ne jemi duke vëzhguar. Ne po e bëjmë këtë në partneritet me BE-në dhe po inkurajojmë të dyja palët që ta përdorin dialogun në mënyrë efektive. Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në masën maksimale për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi normalizimin e marrëdhënieve, të përqendruara edhe në njohjen reciproke”, transmeton a2cnn, përcjell Albinfo.ch.
Zëdhënësi i DASH-it konfirmoi edhe një herë që në këtë dialog SHBA-ja është e përfshirë me anë të të emëruarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ned Price saktësoi se Escobar ishte javën e kaluar në Bruksel, ku u mbajt takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç, dhe se do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në sajë të bisedimeve për normalizim të raporteve mes dy vendeve.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës













