Lajme
Dasmori gjuan me armë, arrestohet pas pak minutash
Policia me të pranuar informacionin për të shtëna, ka reaguar dhe ka arritur që pas pak minutash të ndalojë kolonën e dasmorëve dhe ta arrestoj të dyshuarin
Urdhrit të Policisë së Kosovës e madje edhe reklamave televizive se “duhet të festohet me zemër e jo me armë”, nuk iu kishte përmbajtur një 28 vjeçar nga Mitrovica. Ai derisa po kalonte me kolonën e dasmorëve nëpër rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, kishte shtënë në ajër me revole, dhe pas pak minutash kishte përfunduar në pranga.
Policia me të pranuar informacionin për të shtëna, ka reaguar dhe ka arritur që pas pak minutave të ndalojë kolonën e dasmorëve, ku është identifikuar i dyshuari edhe është konfiskuar arma e llojit pistoletë. Po ashtu në zonën ku ishte raportuar për të shtëna, Policia siç thuhet në njoftimin e PK-së, ka gjetur pesë gëzhoja të cilat janë marrë në cilësi të pronave.
I dyshuari, B.S, 28 vjeçar, pas procedurave të intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. Ndaj tij vazhdojnë procedurat gjyqësore.
Ndryshe, vitin e kaluar Ministra e Punëve të Brendshme ka lansuar një fushatë mediale ku u bëhet thirrje qytetarëve që “të festojnë me zemër -jo me armë”. Kjo fushatë është lansuar në kohën kur në Kosovës vijnë bashkatdhetarëve dhe dasmat bëhen të zakonshme, ose sipas disa qytetarëve të jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












