Sport
De Biasi afër rikthimit në Itali
Trajneri i njohur italian, Gianni De Biasi, që udhëhoqi për disa vjet kombëtaren shqiptare, pritet të kthehet në Serie A.
De Biasi mund të zëvendësojë Leonardo Semplicin, që pritet të largohet së shpejti nga Spal. Spal është në pozitën e tretë prej fundit, me vetëm tri fitore, tetë barazime dhe 12 humbje deri tash.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, De Biasi është ndër më të kërkuarit prej kësaj skuadre, transmeton Albinfo.ch.
Vendimtare për larigmin e Semplicit pritet të jetë ndeshja e kësaj jave me Milanin.
Që nga largimi prej Shqipërisë vitin e shkuar, De Biasi udhëhoqi Alavesin në Spanjë, por u largua shpejt pas dështimit. Në të kaluarën, në Itali ka udhëhequr disa skuadra përfshirë Torinon e Udinesen.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa deri në 100% për importin e barnave të patentuara... -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut











